Ne e dënojmë ashpër vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës për të refuzuar akreditimin e gazetarëve dhe mediave nga komuniteti serb për përcjelljen e zgjedhjeve lokale më 12 tetor 2025.

Një praktikë e tillë përbën formë të diskriminimit sistematik dhe institucional ndaj gazetarëve që raportojnë në gjuhën serbe dhe shkel drejtpërdrejt parimet themelore demokratike.

Vendimi i KQZ-së thellon ndarjet shoqërore pikërisht në momentin kur rikthimi i besimit dhe pjesëmarrja e plotë e të gjitha komuniteteve janë thelbësore. Për më tepër, kanë mbetur vetëm dy ditë deri në hapjen e vendvotimeve, gjë që e bën dëmin e shkaktuar vështirë të riparueshëm.

Sipas informacionit publik, zyra përkatëse e KQZ-së ka konstatuar se aplikuesi ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara, por gjatë mbledhjes nuk pati mjaftueshëm vota “pro”, ndërsa disa anëtarë të KQZ-së shprehën dyshime të pabazuara në autenticitetin dhe legjitimitetin e dokumentacionit.

Një sjellje skandaloze e tillë shkel standardet ligjore, hap rrugë për vendime arbitrare dhe minon besimin në integritetin e procesit zgjedhor, i cili, kujtojmë, ishte tashmë i kontestuar gjatë zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025.

Kufizimi i lirisë së mediave është erozion i demokracisë: pa gazetarë të lirë nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prania e mediave nga të gjitha komunitetet në vendvotime dhe në procesin zgjedhor është kusht për legjitimitetin e zgjedhjeve dhe rikthimin e besimit të qytetarëve.

Kërkesat:

Nënshkruesit e deklaratës:

  1. OJQ Aktiv
  2. Anxhellka Qup – Gazetare
  3. Iniciativa e Re Shoqërore – NSI
  4. Qendra për Veprime Shoqërore Afirmative – CASA
  5. Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial – InTER
  6. Qendra për Iniciativa Sociale – CSI
  7. Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike – ACDC
  8. Qendra për Paqe dhe Tolerancë – CPT
  9. Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndëretnik – FDMC
  10. Komunikimi për Zhvillimin e Shoqërisë – CSD
  11. Qendra Mediale Çagllavicë
  12. Shoqata e Grave të Biznesit “Avenija”
  13. BURIMET ETNO Graçanica
  14. SUZH Graçanicë

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd