Në Shtërpcë është mbajtur takim për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit Organizuar nga OJQ Aktiv, të hënën, më 22 prill, në Shtërpcë është mbajtur tryezë e rrumbullakët “Udhërrëfyesi për rritjen e transparencës në luftën kundër korrupsionit”. Në tubim morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.
Pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre, duke theksuar rëndësinë e transparencës më të madhe dhe vazhdimin e luftës së përbashkët kundër korrupsionit në komunat me shumicë serbe. Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, prezantoi punën e Agjencisë dhe aktivitetet e saj, duke theksuar se deri më tani nuk është raportuar asnjë rast i korrupsionit në Shtërpcë.
Në këtë tubim u prezantua aplikacioni ABER, i cili shërben si mjet dixhital për qytetarët për të raportuar rastet e korrupsionit. Ky aplikacion lehtëson raportimin e korrupsionit, duke kontribuar në një transparencë më të madhe.
OJQ Aktiv vazhdon përkushtimin e saj për promovimin dhe forcimin e transparencës në luftën kundër korrupsionit në komunat me shumicë serbe në Kosovë, në bashkëpunim me institucionet relevante dhe sektorin civil.
Ky event organizohet në kuadër të projektit Rritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë serbe, i implementuar nga OJQ AKTIV dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC), me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, me mbështetjen financiare të Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (International Narcotics and Law Enforcement Affairs Bureau – INL.).