U PREZANTUA PROJEKTI PËR PJESËMARRJE MË TË MIRË TË PAKICAVE NË PROCESET VENDIMMARRËSE

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së minoriteteve në proceset vendimmarrëse përmes punës në politika dhe shkëmbimit” u prezantua më 7 Qershor në një aktivitet në CEC.

Projekti zbatohet nga OJQ Aktiv në bashkëpunim me tre organizata partnere – Instituti Matthias Bel, Instituti Republikon (Hungari) dhe Instituti për Zhvillim Modern (Çeki), me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Koresë dhe Fondi i Vishegradit.

Puna e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile dhe think-tank grupeve, të cilat merren me përfshirjen dhe pjesëmarrjen e komuniteteve pakicë në proceset vendimmarrëse, synon të kontribuojë në politika më të mira publike dhe institucionale që fuqizojnë përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kosovë, me fokus të veçantë në serbët e Kosovës.

Nëpërmjet lidhjes së komuniteteve profesionale, ne do të punojmë në gjetjen e përgjigjeve të përbashkëta për sfidat në këto fusha.

Gjatë prezantimit u diskutua për të drejtat e komuniteteve pakicë në Kosovë, Hungari, Poloni dhe Republikën Çeke, pozicioni i tyre dhe kornizat ligjore që mbrojnë të drejtat e tyre. Përveç kësaj, panelistët prekën temën e aktiviteteve të projektit.

Në prezantimin e projektit morën pjesë menaxheri i projektit të OJQ-së Aktiv Igor Markoviq, udhëheqësi i departamentit të politikave praktike të OJQ-së Aktiv Caleb Waugh, si dhe Svetluša Surova (Instituti Matijas Bell), Abel Ravasz (Instituti Matijas Bell), Michal Vit (Instituti për Zhvillim Modern), Marta Szpala (Instituti për Zhvillim Modern) dhe Zsolt Nagy (Republikon).

Projekti është bashkëfinancuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Koresë përmes granteve nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit. Misioni i fondit është të avancojë idetë për bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal në Evropën Qendrore.

Më shumë rreth projektit LINK .

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd