U mbajt takimi informues për punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Shtërpcë

Në organizim të OJQ Aktiv, në prill, në Shtërpcë u mbajt një takim informues kushtuar punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës. Qëllimi i takimit ishte që qytetarët të njihen më mirë me proceset aktuale gjyqësore, si dhe me rolin e institucioneve në mbrojtjen e të drejtave të viktimave dhe dëshmitarëve.

Takimin e hapi Miodrag Miliqeviq, drejtor ekzekutiv i OJQ Aktiv, duke theksuar rëndësinë e qasjes në informacion rreth drejtësisë tranzicionale për të gjitha komunitetet në Kosovë, posaçërisht në kontekstin e ndërtimit të besimit dhe forcimit të sundimit të ligjit.

Përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara, Ana Profoziq nga Shërbimi për informim publik dhe komunikim dhe Paul Landers, këshilltar ligjor në Zyrën e Avokatit të Popullit të DSK, folën për:

  • proceset publike aktuale para Dhomave të Specializuara,
  • të drejtat dhe mbrojtjen e dëshmitarëve,
  • pjesëmarrjen e viktimave në procedurat gjyqësore,
  • si dhe rolin e Avokatit të Popullit në sigurimin e një procesi të drejtë dhe mbështetje institucionale.

Përmes një dialogu të hapur me pjesëmarrësit, përfaqësuesit e DSK shpjeguan procedurat kryesore dhe iu përgjigjën pyetjeve të shumta lidhur me sfidat dhe transparencën në punën e kësaj gjykate.

Takime të tilla kontribuojnë në një kuptim më të mirë të proceseve gjyqësore dhe në afrim të drejtësisë me qytetarët, që është një nga synimet kryesore të OJQ Aktiv në fushën e drejtësisë tranzicionale.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd