U MBAJT JAVA E NGJARJEVE KULTURORE

Organizuar nga OJQ AKTIV dhe Koalicioni Kosovar për Pajtim javën e kaluar, Java e Ngjarjeve Kulturore në mbarë Kosovën ishte mbajtur nga data 20 deri më 25 qershor.

Vizitorë të shumtë kan vizituar koncerte dhe ekspozita pikture. Moan the Guilty mbajti një koncert në Prishtinë më 22 qershor në Dit ‘e Nat’, ndërsa në Mitrovicën e Veriut më 23 qershor në Galerinë Aquarius.

Dy ekspozita me piktura të artistit Veselj Saliji nga Kamenicë jan mbajtur në Graçanicë më 20 dhe 21 qershor, dhe në Prizren më 24 dhe 25 qershor.

Menaxheri i projektit të OJQ-së Aktiv Igor Markoviq tha se qëllimi i këtyre ngjarjeve kulturore është të theksohet rëndësia e promovimit të njerëzve të talentuar në Kosovë.

“Ideja është që t’u ofrohet hapësirë ​​artistëve të rinj premtues, të cilët vijnë nga vende më të vogla të Kosovës, të promovojnë punën e tyre, të prezantohen para publikut dhe t’u ofrojnë qytetarëve ngjarje kulturore,” tha Markoviç.

Në ekspozitën e pikturave në Prizren ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, e cila ka shprehur mbështetjen për Koalicionin Kosovar për Pajtim.

Këto aktivitete mbështeten financiarisht nga Bashkimi Evropian.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd