THIRRJE PËR OFERTIM

Emri:               OJQ AKTIV

Adresa:            Mbreti Pjetri I, 183a, Mitrovicë

E-mail:            info@ngoaktiv.org

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave:           21.2.2024

 

OJQ AKTIV është duke zbatuar projektin “E ARDHMJA KOHESIVE – Ndërtimi i komuniteteve reziliente përmes kohezionit social dhe shkëmbimit ndëretnik/ndërfetar”. Në kuadër të implementimit të këtij projekti, organizata dëshiron të organizojë disa aktivitetet për të cilat është e nevojshme që zyrat në Zveçan, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Leposaviq të pajisen me mjete të nevojshme bazike të dhëna në tabelën e Specifikimeve teknike.

 

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertën e tyre bazuar në kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kësaj thirrjeje jo më vonë se data 21 shkurt 2024 në adresën elektronike: info@ngoaktiv.org ose adresën postare rr. Mbreti Pjetri I, 183a, Mitrovicë.

 

Specifikat teknike:

 

Për këtë projekt, OJQ AKTIV do të zhvillojë një procedurë prokurimi për produktet dhe shërbimet e përshkruara në tabelën në vijim.

 

Nr. Përshkrimi i produktit/shërbimit/ Çmimi/ për produkt me TVSH
1 Tavolinë konferencash
2 20 karrige
3 Tavolinë pune
4 Karrige pune  
5 Televizor
6 Kompjuter  

 

 

Specifikimet e përgjithshme teknike:

Tavolina e konferencave duhet të jetë mjaft e madhe dhe e përshtatshme për 15 deri në 20 persona.

Karriget duhet të jenë të qëndrueshme dhe nga materiali i fortë (kurrsesi nga plastika ose pëlhura).

Tavolina duhet të plotësojë standardet e punës në kompjuter.

Karrige pune – standarde

TV me lidhje kabllore HDMI (minimumi 40 inç)

Kompjuter me së paku një procesor I5 dhe 1 Tb memorie të brendshme

 

 

Shërbimi duhet të ofrohet në periudhën 25.02.2024-28.02.2024.

 

Kushtet e përgjithshme:

  • Subjektet duhet të jenë të regjistruara dhe licencuara për ushtrimin e veprimtarisë së shërbimeve të kërkuara;
  • Përparësi kanë subjektet e regjistruara me veprimtari përkatëse;
  • Ofertat duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën e organizatës info@ngoaktiv.org ose në formë fizike në adresën postare rr. Mbreti Pjetri I, 183a, Mitrovicë, jo më vonë se 7 ditë nga data e publikimit të kësaj thirrjeje.
  • Pagesa e subjektit bëhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.

 

Në ofertën e tij, ofertuesi duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit. Gjithashtu, ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në EUR dhe në çmim të përfshihet TVSH-ja, duhet të dorëzojnë dokumentacionin si në vijim:

  • Licencën për ushtrimin e veprimtarisë/Certifikatën e regjistrimit të biznesit;
  • Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës së mësipërme.
  • Numrin e llogarisë bankare.

 

Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike të përcaktuara në thirrje, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

 

 

 

 

 

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd