Një koncert në fshatin Osojanë, me të cilin filloi projekti, i cili po zbatohet nga OJQ Aktiv në rajonin e Pejës, u mbajt më 10 shkurt. I pari në serinë e ngjarjeve morën pjesë gjashtëdhjetë të rinj nga Osojane, Banja, Crkolez dhe Gorazhdeci, të cilët jan shoqëruar në një koncert të grupit “Isidora Boba Toma Vojkan” nga Mitrovica e Veriut.
“Nëse të rinjtë janë aktivë, edhe komuniteti është aktiv”, ishte mesazhi kryesor i këtij eventi. Ky koncert dhe shoqërimi i të rinjve në këtë zonë ka qenë një nga aktivitetet e shumta në kuadër të projektit për hapjen e një Qendre burimore për komunitetet lokale dhe të rinjtë në Gorazhdevcë.
Me organizimin e aktiviteteve të ndryshme, qëllimi është adresimi i sfidave me të cilat ballafaqohet komuniteti serb në këtë rajon, siç janë problemet me dokumentet apo ushtrimi i të drejtës në pronë.
Plani i aktiviteteve përfshin edhe organizimin e garave për informimin e të rinjve, turne shahu, ekskursione, ferrata Berim dhe shumë ngjarje të tjera interesante. Nëpërmjet aktiviteteve të tilla kulturore dhe rekreative, ne përpiqemi që të rinjtë të dalin nga zona e pasivitetit që është shumë e zakonshme në këto zona.
Ky projekt mbështetet nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)