Një grup prej 100 studentëve, duke përfshirë 82 studentë të Masterit Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim nga Venedikut dhe 18 studentë të Programit Master për të Drejtat e Njeriut të Universitetit të Vjenës, vizituan OJQ Aktiv në Mitrovicën e Veriut, më 22 janar 2024.
Pas prezantimit të qëllimeve dhe aktiviteteve themelore të organizatës, përfaqësuesit e OJQ Aktiv theksuan rëndësinë e iniciativave qytetare dhe bashkëpunimit me komunitetin lokal. Gjatë diskutimit, fokus i veçantë iu kushtua pozitës së komunitetit serb të Kosovës si dhe marrëdhënieve ndëretnike. Studentët bënë pyetje dhe u interesuan për specifikat e jetës në këtë pjesë të Kosovës. U shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale socio-politike në Kosovë.
Studentët vizituan edhe ambientet e OJQ-së Aktiv, si dhe qendrën sociale Qendra për Energji Qytetare, ku u organizua një diskutim me tema aktuale. Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm drejt shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, duke ofruar mundësi për dialog për çështjet relevante sociale dhe politike.