Në Graçanicë, më 6 nëntor, u mbajt një sesion informues me temën “Mandati dhe funksionimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK)”. Ky sesion mblodhi qytetarë të interesuar, ekspertë ligjorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medias me qëllim që të japë një pasqyrë të detajuar të mandatit dhe strukturës së DHSK, si dhe të procedurave që ndjekin punën e tyre.
Dhoma të Specializuara të Kosovës kanë një rol kyç në ndjekjen penale të krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe veprave të tjera penale të kryera në territorin e Kosovës në periudhën nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000. Në këtë sesion u prezantuan parimet bazë të punës së DHSK, duke përfshirë rolin dhe mandatin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Zyrës së Avokatit të Popullit, si dhe rëndësinë e vendimeve në kontekstin e të drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë për viktimat.
Sesioni u hap nga Miodrag Milliqeviq, drejtor ekzekutiv i OJQ Aktiv, i cili në fjalën hyrëse theksoi rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë ligjore në punën e DHSK. Pas pjesës hyrëse, të pranishmit u drejtuan nga Ana Profoziq nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Paul Landers nga Zyra e Avokatit të Popullit, të cilët shpjeguan në detaje strukturën dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara.
Ky session u ofroi pjesëmarrësve informacion mbi rolin e DHSK në sigurimin e drejtësisë, si dhe për të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga misioni i tyre.