RINIA NGA OSOJANË E INTERESUAR PËR “KUIZ AKTIV”


Kuiz i përgjithshëm informativ i organizuar nga OJQ Aktiv, në kuadër të projektit “Rinia Aktive – Komunitet Aktiv”, është mbajtur të premten më 11 mars në Osojan. Kjo ngjarje kulturore dhe argëtuese zgjoi interesim të madh tek të rinjtë.

Rreth pesëdhjetë pjesëmarrës, përmes shtatë ekipeve, morën pjesë në kuiz, duke testuar njohuritë e tyre të përgjithshme. Qëllimi është që komuniteti në këtë rajon të të kthyerve dhe fshatrat tjera të rajonit të Pejës të jenë më aktivë në shoqëri.

Të rinjtë pjesëmarrës në kuiz u shprehën se u mungojnë ngjarje të tilla e mbi të gjitha shoqërimi, rivaliteti i shëndetshëm dhe argëtimi. Alleksandar Steviq nga ekipi “Dno dna”, e cila fitoi kuzin, thotë se fitorja nuk është aq e rëndësishme por shoqërimi.

“Është një nder i madh të organizohet diçka e tillë në vende të vogla në Kosovë. Kjo është e rëndësishme për përparimin e mëtejshëm kulturor. Kjo është në radhë të parë një valvul për ne, sepse duam të relaksohemi, të shoqërohemi dhe kjo është ajo që na mungon më shumë në këtë rajon”, thotë Alleksandar.

“Kuiz Aktiv” është aktiviteti i dytë në kuadër të projektit të ri të OJQ Aktiv, i cili filloi me një tubim të të rinjve në një koncert më 10 shkurt në Osojan. Qëllimi është që përmes aktiviteteve të adresohen probleme te ndryshume te komunitetit serb në këtë rajon, siç janë ato me dokumentet apo ushtrimi i së drejtës në pronë.

Gjithashtu janë planifikuar turne shahu, ekskursione për të rinjtë, shkuarja në Berim ferrata dhe shumë ngjarje të tjera interesante. Nëpërmjet aktiviteteve të tilla të llojit kulturor dhe rekreativ, ne përpiqemi që të rinjtë të dalin nga zona e pasivitetit, e cila është shumë e zakonshme në këtë rajon.

Ky projekt mbështetet nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd