Incidentet në veri të Kosovës kohët e fundit janë bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe mosbesimi i qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës dhe institucioneve po rritet. Shumë banorë ndihen të pasigurt dhe shprehin shqetësim për rastet e shumta që ndodhin çdo ditë në komunitetet e tyre.

Prandaj, ftojmë të gjithë qytetarët të na kontaktojnë dhe të raportojnë incidentet e mëposhtme:

Nëse jeni dëshmitarë ose viktima të dhunës, diskriminimit, veprimeve të paligjshme ose mendoni se ka pasur abuzim të pozitës, shkelje të ligjit ose të drejtat tuaja njerëzore janë shkelur, si dhe çdo lloj tjetër të parregullsive, ju lutemi telefononi linjën tonë për raportimin e incidenteve në numrin:

+381 65 9055305 ose përmes email-it në: info@ngoaktiv.org

Raportimi juaj është thelbësor për dokumentimin e të gjitha parregullsive, gabimeve dhe mosrespektimit të ligjit, në mënyrë që së bashku t’i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të siguruar respektimin e të drejtave të garantuara me kushtetutë dhe ligje për komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd