PUBLIKI I HULUMTIMIT: Nga sfidat e përbashkëta tek zgjidhjet e përbashkëta

Ju ftojmë në konferencën, që do të mbahet më 7 mars, nga ora 11:00, në hotelin Sirius, në Prishtinë, ku publikojmë hulumtimin për pozitën e komunitetit serb në katër komuna në veri të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në jug të Serbisë.

Hulumtimi trajton pikëpamjet e qytetarëve për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës në jug të Serbisë dhe serbët në komunat Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku në veri të Kosovës.

Nëpërmjet pikëpamjeve të qytetarëve mësojmë se cilat janë sfidat e dy komuniteteve, si dhe rekomandimet për veprime të mëtejshme drejtuar autoriteteve lokale dhe qendrore, komunitetit ndërkombëtar, si dhe mediave dhe shoqërisë civile. Fushat e mëposhtme janë të mbuluara:

  • Integrimi, pjesëmarrja dhe komunikimi i qytetarëve me autoritetet lokale dhe qendrore
  • Liria e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (dokumentet e identifikimit dhe targat)
  • Përdorimi i gjuhës
  • Perspektiva për të rinjtë.

Hulumtimi është realizuar si pjesë e projektit të implementuar nga Qendra për Demokraci dhe Arsim – Lugina në Bujanoc dhe OJQ AKTIV në Mitrovicën e Veriut.

Agjenda:

10:30 – 11:00 Arrdhja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

11:00 – 11:30 Prezantimi i hulumtimit

Miodrag Milliqeviq, Drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv

Agon Islami, Koordinator e Qendrës për Demokraci dhe Edukim – Lugina nga

Bujanoci

11:30 – 12:00 Diskutimi

Prej 12:00        Koktej rasti

Do të sigurohet përkthimi serbisht/shqip/anglisht

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd