POTENCIAL I KOMUNITETEVE VULNERABLE DHE PAKICE NË PROCESIN E PAJTIMIT NË KOSOVË DHE PASQYRA AKTUALE NË PRAKTIKË

Abstrakt:

Në këtë Op-Ed do të paraqitet një pasqyrë e shkurtër e pozicionimit aktual të komuniteteve  rome,ashkali dhe egjiptiane në Kosovë përballe procesit të ripajtimit në vecanti. Pajtimi si proces kërkon më shumë se bashkëjetesë jo të dhunshme, veçanërisht përparim në trajtimin e së kaluarës dhe vendosjen e një forme te besimit qytetar midis palëve. Para se të hyjmë në diskutim më të thelluar, fillimisht duhet sqaruar se Kosova si shtet i pavarur, më së paku është një entitet i vetëm homogjen. Për një vend të vogël me nën dy milionë banorë, ka divergjenca të konsiderueshme për tu konsideruar gjithmone si argumente valide.

Pajtimi është një proces i rindërtimit të marrëdhënieve pas konflikteve madje pranohet se në parimin e procesit te pajtimit “përfshin njohjen reciproke të një të kaluare të përbashkët të dhunshme dhe transformimin e një marrëdhënieje dhe sjelljeje të dëmshme për të promovuar një të ardhme të përbashkët drejt paqes së qëndrueshme”. Procesi i pajtimit gjithashtu ka nevojë për baza demokratike të drejtësisë ekonomike, politike dhe sociale si dhe ndarjen e pushtetit.

Komunitetet pakice rome,ashkali dhe egjiptiane,të njohura edhe nga akti më i larte juridik në vend si Kushtetuta e Republikës së Kosovës, kanë kaluar nëpër vuajtje të konsiderueshme për një kohë të gjatë, veçanërisht gjatë dhe pas periudhës së konfliktit të vitit 1999 në Kosove. Sipas Amnesty International, është raportuar për më shumë se 3,000 shqiptarë dhe 800 serbë dhe anëtarë të komuniteteve të tjera pakicë ishin viktima të “zhdukjeve dhe rrëmbimeve me forcë”, me mbi 1,900 trupa ende vazhdojne të jene te zhdukur.

Megjithatë, edhe pse ballafaqimi me të kaluarën është shpesh hapi më sfidues dhe më i ndjeshëm në procesin e pajtimit, ai nuk është aspekti i vetëm i procesit të pajtimit. Pajtimi përfshin gjithashtu një proces më largpamës – ndryshimin në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve nga një gjendje konflikti në besimin qytetar dhe dialogun demokratikKrijimi i marrëdhënieve të tilla pozitive kërkon si besimin “horizontal” midis qytetarëve dhe besim “vertikal” midis qytetarëve dhe institucioneve të tyre” (De Greiff, 2007: 8).

Edhe pas intervenimit të komunitetit ndërkombëtar dhe insitutioneve të vendit, në krijimit e ligjeve dhe politikave të qendrushme me qellimit të integrimit dhe të respektimit të drejtave të njeriut dhe qasjes në drejtesi, këto komunitete edhe sot vazhdojne të përballen me racizmin sistematik, diskriminimin,segregim dhe shkelje të drejtave të tyre themelore. Drejtësia tranzicionale ka një rol të madh në procesin e pajtimit, sepse ajo lejon formimin e një kujtese të përbashkët të së kaluarës në shoqëritë pas konfliktit si ajo e konfliktit te fundit te vitit 1999 në Kosove. Prandaj në procesi i drejtësise tranzicionale  është një mekanizëm i domosdoshëm për ruajtjen e paqes në periudhe afatgjatë. Drejtësia tranzicionale përfshin mekanizma të përhapur të së vërtetës dhe drejtësisë, duke përfshirë gjyqet për të drejtat e njeriut, komisionet e së vërtetës, dëmshpërblimet, lustracionin, faljet, praktikat e memorializimit, reformën institucionale si dhe forma lokale, jotradicionale të drejtësisë.

Është gjithashtu e nevojshme të zbatohen ligjet dhe rregulloret eksplicite të dizajnuara për të nxitur funksionimin ndër etnik dhe marrëdhëniet në Kosovë, në mënyrë që pjesëtarët e komuniteteve shumicë dhe pakicë të ndjehen të sigurt për të plotësuar dhe raportuar ankesat kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut pa pasur frikë nga pasoja negative.  Popullata shumice duhet të tregohet e kuptueshme dhe më e hapur ndaj rëndësisë së sundimi i ligjit dhe zbatimi i standardeve të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Njeherit,si komuniteti shumicë ashtu komunitetet jo shumicë duhet të kontribuojnë në zhvillimin e një themeli të fortë ndëretnik (njerëzor) të bashkejeteses si garancit të drejtave që mbrojnë të gjithë qytetarët.

Lidershipi qendror por edhe elita politike nga komunitetetet në fjalë, duhet të tregojnë guxim dhe dëshmi të jenë të pa kufizuar para këtij procesi historik, i cili kontribon narrativën e të vërtetës, paqës dhe drejtësis tranzicionale. Investimi në agjenden e procesit të pajtimit dhe drejtësise tranzicionale do të sjellin kontribute pozitive në shume biseda dhe hipoteza aktuale te pa argumentuara deri më tani për romët, ashkalit dhe egjiptianët pa dallim.

Gjithashtu të gjitha argumente kontradiktore dhe narrative të ndryshme ilustrojnë jo vetëm mungesën e komunikimit,tensionet e pashprehura, dhe betejat e identitetit, por edhe kompleksitetin dhe ndjeshmërin ndaj etnisë dhe pakicave në Kosovën e pasluftës.

Rekomandimet kryesore drejtohen për institucionet e Republikes së Kosovës të cilët duhet të përfshijnë nevojën për hapa të mëtejshëm pozitivë për të promovuar dialogun dhe pajtimin, për të adresuar pabarazitë në aksesin e drejtësis ndërmjet komunitetit shumice dhe atyre pakice.

Në këtë mënyrë do të adresohen efektivitet incidentet e sigurisë që prekin komunitetet, duke përfshirë përmirësimin e kontaktit me komunitetin.

Krijimi i kushteve të tilla do të përfshinte një element që shikon prapa – duke përfshirë marrëveshjet e bazuara për të vërtetat themelore, dëmshpërblimet dhe ushtrimin e një forme të drejtësis tranzicionale, ose “ballafaqimin me të kaluarën”. Largpamësia si parim bazë në këtë proces kontribon në drejtimin e fokusit në ndryshimin e marrëdhënieve drejt ndërtimit të besimit qytetar ndërmjet komuniteteve, duke përfshirë një marrëveshje bazë mbi normat dhe vlerat me të cilat shteti duhet të funksionojë.

 

Mimoza Q. Gavrani ishte Eksperte e Politikbërjes në Korporatën Rajonale-RCC, përgjegjëse për Kosovën dhe Shqipërinë, për ofrimin e udhëzimeve politike qeverive, veçanërisht në lidhje me integrimin e komuniteteve pakicë, pranimin në BE, analizimin e ndikimit të tyre socio-ekonomik, reformat sektoriale, si dhe ciklet e buxhetimit publik. Ajo ka master në Siguri Kombëtare nga Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim. Ajo është anëtare e Universitetit të Evropës Qendrore-CEU në Budapest, Hungari, dhe ka diplomuar në nivelin universitar në Psikologji në Prishtinë, Kosovë. Është shpërblyer nga shumë organizata ndërkombëtare dhe transatlantike si bashkëpunëtore e tyre. Mimoza sjell përvojën 14-vjeçare në avokim, politikat rajonale që përfshijnë politikat socio-ekonomike, dialogun publik, dhe forcon detyrimet institucionale të qeverive për të përfshirë dhe ofruar qëllime specifike në zhvillimet e politikave të zakonshme. Ajo ishte e përfshirë në qasje të ndryshme akademike të interesit të saj dhe ka kombinuar përvojat e saj nga nivele të ndryshme duke lidhur përvojën transatlantike të vendit, veçanërisht duke mbështetur Qeverinë e Ballkanit Perëndimor.

 

Ky publikim është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e OJQ-së AKTIV dhe Koalicionit Kosovar për Pajtim dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd