Një vit i suksesshëm i fushatës, qëllimi i së cilës është njohja e qytetarëve me të drejtat dhe shërbimet që u garantohen me ligj në nivel vendor.
Në një vit arritëm të arrijmë 32.127 persona të cilët përmes fushatës ALVED u njohën me të drejtat dhe shërbimet në nivel vendor.
“Edhe komuna ime!” është një fushatë sensibilizuese e ALVED për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat dhe shërbimet e tyre në nivel lokal – në serbisht, boshnjakisht dhe shqip. Cikli i parë ka përfunduar nga 30 qershor 2021 deri më 31 korrik 2022.
Fushata u zhvillua përmes rrjeteve sociale, si dhe me shpërndarjen e materialit të shtypur dhe bisedave me qytetarët e tre komunave ALVED, të Leposaviqit, Pejës dhe Shtërpcës.
Televizionet që transmetojnë video në gjuhën serbe nuk mund të japin statistika, por ato ndiqen nga i gjithë komuniteti serb në mbarë Kosovën.
Temat që kemi trajtuar:
– Pjesëmarrja e qytetarëve në nivel lokal (Konsultime publike në Kuvendin Komunal, Peticione, Komisione Këshillëdhënëse)
– Të drejtat gjuhësore
– Zyra e Komisionerit për Gjuhët
– Institucioni i Avokatit të Popullit
– Zyra Komunale për Komunitete
– Ministria për Komunitete dhe Kthim
– Këshilli Konsultativ për komunitete
Së shpejti do të vazhdojmë fushatën, e cila do të përfshijë shërbime dhe të drejta të tjera që janë në dispozicion të qytetarëve në nivel lokal. Na ndiqni!