Përfaqësues të DhSK në bashkëbisedim me qytetarë në Stanishor

Më 16 prill 2024, OJQ Aktiv organizoi një takim të përfaqësuesve Dhomave të Specializuara të Kosovës me qytetarët e Stanishor, komuna e Novobërdës, në kuadër të Fushatës Informative të Dhomave. Gjatë diskutimit për funksionimin e këtij institucioni dhe rolin e tij, para qytetarëve u prezantua mandati dhe struktura e DhSK.

Zyrtar i Dhomave të Specializuara mori pjesë aktive në diskutim, duke ofruar një pasqyrë të punës së Dhomave dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta nga të pranishmit.

Në veçanti u fol për mekanizmat e mbrojtjes së dëshmitarëve, gjegjësisht për gjithçka që përfshijnë programet specifike për mbrojtjen e dëshmitarëve, si një nga çështjet më të ndjeshme.

Ky takim ishte një mundësi për vendasit e ardhur nga Stanishori dhe rrethinat për të kuptuar më thellë punën dhe rëndësinë e Dhomave të Specializuara në kontekstin e së vërtetës dhe drejtësisë.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd