Më 26 shkurt 2024, në Prishtinë, organizata joqeveritare Aktiv prezantoi publikimin “Udhërrëfyesi për përmirësimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë”, i cili analizon pozitën, problemet kryesore dhe perspektivat e komuniteteve joshumicë në Kosovë për vitin 2022.

Kjo analizë tregon se ka një mungesë të dukshme të interesimit nga ana e aktorëve politikë për të marrë parasysh nevojat e komuniteteve joshumicë në Kosovë. “Për më tepër, pak ose pothuajse aspak progres është vërejtur sa i përket vullnetit dhe gatishmërisë së institucioneve për të përmirësuar zbatimin e ligjeve që rregullojnë të drejtat e komuniteteve joshumicë”, thuhet në hulumtimin.

Sipas konkluzioneve nga aktivitetet hulumtuese të OJQ Aktiv dhe organizatave tjera të shoqërisë civile që merren me çështjet e komuniteteve joshumicë, vërehet një mungesë e dukshme e progresit të prekshëm në respektimin e të drejtave të komuniteteve, të cilat përndryshe janë themeli i të gjitha kornizave kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

Krizat që ndodhën gjatë vitit 2022, veçanërisht në veri të Kosovës, kanë të bëjnë me çështjen e sundimit të ligjit dhe janë reflektim i drejtpërdrejtë i nivelit të lartë të shqetësimit që përjetojnë pjesëtarët e komuniteteve joshumicë.

Pjesëtarët e komunitetit serb janë më së shumti të shqetësuar për sigurinë e tyre fizike, kryesisht në lidhje me dinamikën ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ata shpesh flasin për një atmosferë frike, së bashku me problemet me të drejtat pronësore, qasjen në shërbime dhe trashëgiminë kulturore. Të kthyerit përballen me probleme në qasjen në dokumente.

“Ngjarjet e vitit 2022 patën efektin e përkeqësimit të marrëdhënieve midis serbëve të Kosovës dhe qeverisë qendrore dhe i shtynë shumë të vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë afatgjatë të së ardhmes së tyre në Kosovë,” zbuloi hulumtimi.

Komunitetet joshumicë theksuan probleme të ndryshme. Pjesëtarët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian theksuan sfidat në qasjen në shërbimet publike, si dhe shërbimet në gjuhën rome, siç është komuna e Graçanicës. Pjesëtarët e komunitetit boshnjak kryesisht theksuan problemet në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Krahas problemit në përdorimin e gjuhës, komuniteti goran theksoi edhe problemin e grabitjeve të shpeshta në rajonin e komunës së Dragashit. Pjesëtarët e komunitetit turk gjithashtu vënë në dukje probleme që lidhen me çështjet e përdorimit të gjuhës.

Ky publikim gjithashtu ofron rekomandime për interesat kyçe të secilit nga komunitetet joshumicë në Kosovë. Theksohet rëndësia e pjesëmarrjes politike dhe përfaqësimit të komuniteteve joshumicë. Gjithashtu rekomandohet që të reformohet Këshilli Konsultativ për Komunitete për të rritur potencialin për gjetjen e zgjidhjeve institucionale për problemet e komuniteteve joshumicë. Çeshtja e efikasitetit në punë duhet të merret parasysh nga Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Zyra për Çështje të Komuniteteve.

Publikimi mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).

Publikimi është i disponueshëm në tri gjuhë, në serbisht, shqip dhe anglisht.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd