Shkelja shumëvjeçare e të drejtave gjuhësore dhe mungesa e vullnetit politik për të ndryshuar një praktikë të tillë ka çuar në një problem sistemik që vazhdon të rëndojë mbi institucionet dhe qytetarët, kryesisht të kombësisë serbe. Për këtë arsye, OJQ Aktiv dhe Radio Kim nisin një fushatë avokuese publike, me qëllim të nxisim institucionet për të zgjidhur këtë çështje.
Në fokus:
Procesi i fundit zgjedhor edhe një herë tregoi probleme serioze, nga mungesa e informatave në gjuhën serbe deri te përkthimet e dobëta ose të paplota. Shumë ankesa të qytetarëve tregojnë se ky problem duhet të zgjidhet.
Fushatën e fillojmë me Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), si dhe Sekretariatin e KQZ-së, me kërkesë të qartë që të eliminohen anomalitë gjuhësore dhe të sigurohet barazi në qasjen në informata në të dy gjuhët zyrtare në Kosovë.
Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës (KQZ) është institucioni që duhet të sigurojë transparencë dhe barazi në procesin zgjedhor. Megjithatë, nga analiza e faqes zyrtare të internetit dhe rrjeteve sociale të KQZ-së janë vërejtur shumë parregullsi që përbëjnë shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe të drejtave të qytetarëve që flasin gjuhën serbe. Përkundër buxhetit prej 8.7 milionë eurosh të ndarë për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor, anomalitë gjuhësore në informatat themelore dhe kyçe për procesin zgjedhor tregojnë për një neglizhencë të vazhdueshme për ta zgjidhur këtë çështje.
Çfarë zbuluam në faqen e internetit të KQZ-së?
➡ Linqe jofunksionale – Në versionin serb të faqes, shumë lidhje nuk funksionojnë [1], gjë që ua pamundëson qytetarëve serbë dhe komuniteteve të tjera joshumicë që mbështeten në gjuhën serbe të kenë qasje në informata kyçe me interes publik.
➡Gabime të shumta drejtshkrimore – Pjesa e faqes në serbisht është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe dhe pothuajse e palexueshme [2].
➡ Anëtarët e KQZ-së nuk janë të paraqitur në mënyrë të barabartë – Ndërsa versioni në gjuhën shqipe[3] paraqet 11 anëtarë të KQZ-së, në versionin serb[4] shfaqen vetëm 5.
➡ Skema organizative – Në seksionin në gjuhën serbe, grafiku për strukturën organizative të KQZ-së është i paraqitur vetëm në gjuhën shqipe[5].
➡ Udhëzimi për votim – Posteri informues për mënyrën e votimit në pjesën serbe të faqes ekziston vetëm në gjuhën shqipe[6].
➡Qasja ndaj mediave që raportojnë në serbisht – Në faqen e KQZ-së nuk ka njoftime gjuhën serbe për mënyrën e akreditimit të gazetarëve dhe vëzhguesve[7].
➡Statistikat zgjedhore nuk ekzistojnë në serbisht – Të dhënat për zgjedhjet parlamentare të Kosovës (2019[8] dhe 2021[9]), si dhe për zgjedhjet lokale[10] në komunat me shumicë serbe[11] (Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok) nuk janë të disponueshme në versionin serb të faqes.
➡ Rregulloret e brendshme nuk funksionojnë – Në versionin serb të faqes, asnjë lidhje në seksionin “Rregullorja e brendshme e KQZ-së” nuk funksionon [12].
➡Plani operacional zgjedhor dhe informimi publik – Këto seksione janë të disponueshme vetëm në gjuhën shqipe.
➡Takimet dhe agjendat e KQZ-së – Në pjesën serbe të faqes, vendimet zyrtare, procesverbalet dhe njoftimet për takime publikohen vetëm në shqip [13].
➡ Shpalljet për punësim – Në pjesën serbe të faqes [14] shpalljet dhe aplikacionet[15] janë vetëm në gjuhën shqipe, e njëjta vlen edhe për arkivën e konkurseve të mëhershme [16].
➡ Raporti vjetor – Raporti i fundit në gjuhën serbe daton nga viti 2016[17], ndërsa në gjuhën shqipe është publikuar deri në vitin 2022[18].
E njëjta praktikë edhe në rrjetet sociale të KQZ-së
Facebook[19] – Postimet bëhen rregullisht fillimisht në shqip, pastaj në anglisht, e vetëm në fund (nëse fare) në serbisht. Anglishtja nuk është gjuhë zyrtare në Kosovë, megjithatë shpesh ka përparësi ndaj gjuhës serbe.
Instagram[20] – Disa postime nuk kanë përkthim në serbisht – informacionet janë të disponueshme vetëm në shqip dhe anglisht.
X (ish Twitter)[21]– Fushata informuese në formatin video është e disponueshme vetëm në shqip, ndërsa teksti shoqërues është në anglisht. Gjuha serbe është pothuajse tërësisht e përjashtuar.
Pse është kjo e rëndësishme?
Ligji për përdorimin e gjuhëve përcakton qartë se gjuha shqipe dhe ajo serbe janë gjuhë zyrtare të barabarta në Kosovë dhe se me praktikën shumëvjeçare të injorimit të këtij problemi dhe pranimit të vazhdueshëm të shkeljes së të drejtave gjuhësore, qytetarëve të kombësisë serbe po u mohohen të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligje për qasje të barabartë në informatat me interes publik.
Prandaj është me rëndësi që në vend të përdorimit të përkthyesve të pakualifikuar ose përkthimit nëpërmjet Google-it, të angazhohen përkthyes të kualifikuar të cilët do të sigurojnë një përkthim cilësor dhe të qartë të përmbajtjes në gjuhën serbe. Duke vendosur një sistem funksional të përkthimit, do të sigurohet qasje e papenguar në informatat me interes publik dhe, edhe më e rëndësishmja, institucionet do të dëshmojnë në praktikë përkushtimin e tyre për respektim të plotë jo vetëm të të drejtave gjuhësore, por edhe të drejtave themelore të njeriut – të drejtën e komuniteteve joshumicë të garantuar me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.
I bëjmë thirrje Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës që pa vonesa të mëtejme të fillojë procesin e harmonizimit të versioneve gjuhësore të informatave të publikuara në faqen e tyre të internetit dhe në rrjetet sociale dhe të mundësojë qasje të barabartë në informata në të dy gjuhët zyrtare.
[1] http://sherbimet-per-votuesit/
[2] https://kqz-ks.org/sr/osnivanje-i-organizacija/
[3] https://kqz-ks.org/anetaret-e-kqz-se/
[4] https://kqz-ks.org/sr/anetaret-e-kqz-se/
[5] https://kqz-ks.org/sr/organizaciona-sema-cik/
[6] https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2025/01/Posteri-per-votim-jashte-Kosoves.png
[7] https://radiokim.net/vesti/drustvo/234768-istrazivanje-medijsko-pracenje-kosovskih-izbora-izborna-kampanja-politicke-stranke-i-uloga-medija/
[8] https://kqz-ks.org/sr/izbori-za-skupstinu-kosova/izbori-za-skupstinu-kosova-2019/
[9] https://kqz-ks.org/sr/izbori-za-skupstinu-kosova/izbori-za-skupstinu-kosova-2021/
[10] https://kqz-ks.org/sr/izbori-za-predsednike-opstina/zgjedhjet-per-kryetar-komune-2022/
[11] https://kqz-ks.org/sr/izbori-za-skupstine-opstina/zgjedhjet-e-parakohshme-per-kuvendet-e-komunave-zvecan-dhe-leposaviq-2022/
[12] https://kqz-ks.org/sr/interna-regulativa-cik-a/
[13] https://kqz-ks.org/sr/mbledhjet-e-kqz-se-2025/
[14] https://kqz-ks.org/sr/otvoreni-konkursi/
[15] https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2024/12/Verifikimi-per-Istog.pdf
[16] https://kqz-ks.org/sr/arhiva-konkursa/
[17] https://kqz-ks.org/sr/godisnji-izvestaji/
[18] https://kqz-ks.org/raporte-per-kuvendin/
[19] https://www.facebook.com/share/p/1Dbsewpxvm/
[20] https://www.instagram.com/p/DHG8H8ZIrDR/?igsh=MTdueG43bTFhbWN0ZQ==
[21] https://x.com/KQZKosova/status/1883817226714628126