Në organizim të OJQ-së Aktiv, më 17 qershor në Zveçan u mbajt një takim informues i dedikuar për punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Qëllimi i këtij takimi ishte që qytetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të njihen më nga afër me mandatin e DHSK-së, me proceset aktuale gjyqësore, si dhe me të drejtat e viktimave dhe mbrojtjen e dëshmitarëve.
Takimin e hapi Teodora Zhivanoviq nga OJQ Aktiv, duke theksuar rëndësinë e dialogut të hapur dhe qasjes në informacione për drejtësinë tranzicionale për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Përfaqësuesit e DHSK-së, Ana Profoziq nga Zyra për Komunikim Publik dhe Informim dhe Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së, folën për strukturën dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, për pjesëmarrjen e viktimave dhe rolin e publikut në këto procese.
Paul Landers, këshilltar ligjor në Zyrën e Avokatit të Popullit (DHSK), paraqiti mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të palëve në procedurë, si dhe garancitë institucionale për një proces të drejtë dhe mbrojtjen e dëshmitarëve.
Përmes një sesioni interaktiv pyetje-përgjigje, pjesëmarrësit patën mundësinë të komunikojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e DHSK-së dhe të sqarojnë dilemat e tyre në lidhje me procedurat dhe standardet e punës së kësaj gjykate.