Material informues për shërbimet komunale i shpërndahet qytetarëve

Si pjesë e projektit ALVED, përmes ngjarjeve në rrugë në Shtërpcë, Pejë dhe Vitomiricë, ne shpërndamë broshura dhe fletushka në gjuhët serbe, shqipe dhe boshnjake si pjesë e një fushate informuese mbi të drejtat dhe shërbimet në nivel lokal.

Vullnetarë të rinj nga bashkësitë lokale gjithashtu u angazhuan për të shpërndarë materiale në gjuhën shqipe në zonat e thella rurale në komunat e Leposaviqit dhe Shtërpcës.

Në këtë cikël të dytë të fushatës, ne i informuam qytetarët për: shërbimet sociale, mekanizmat institucionalë në nivel lokal, punësimin, ndihmën juridike falas, të drejtat pronësore, skemat sociale dhe pensionale.

Gjatë ciklit të parë, temat ishin: Konsultimet publike në Kuvendin e Komunës, peticioni, Komisionet këshilldhënëse, të drejtat gjuhësore, Zyra e Komisionerit për Gjuhët, Avokati i Popullit dhe Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd