“MANUAL LIDHUR ME APLIKIMIN E URDHËRIT PËR PUNË NË DOBI TË PËRGJITHSHME”

12 qershor 2024
11:00
Hotel Sirius, Prishtinë
OJQ Aktiv ju fton në një konferencë ku në kuadër të projektit “Klubi Shoqëror i Mitrovicës: Sundimi i Ligjit dhe Perspektiva e të Drejtave të Njeriut”, do të prezantohet manuali për gjyqtarët për përdorimin e metodave alternative të dënimit, zbatimin dhe efektivitetin e tyre, si një mjet gjyqësor i cili synon forcimin e shtetit të së drejtës.
Ky manual ofron edhe sqarime në lidhje me mënyrën se si institucionet e sistemit gjyqësor ndërveprojnë me shërbimin e provës, zbatimin dhe mbikëqyrjen e urdhrave për punë në dobi të përgjithshme. Synimi i këtij doracaku është të sqarojë dilemat ligjore që lidhen me situata të ndryshme që gjyqtarët hasin në praktikë, duke sqaruar mënyrën e veprimit në çdo situatë specifike.
Presim një diskutim interaktiv dhe dinamik që do të nxisë shkëmbimin e ideve, mendimeve dhe propozimeve. Nëse keni ndonjë pyetje ose kërkesë për informacion shtesë, ju lutemi mos ngurroni të na kontaktoni në +381644208084.
Panelistët:
– Ehat Miftaraj, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi
– Sinisha Borisavljeviq, kryetar i Gjykatës Themelore në Graçanicë
– Gzim Shala, hulumtuesi i lartë i Institutit të Kosovës për Drejtësi, autor i manualit
Moderator: Sllobodan Stoshiq

AGJENDA
10:45 – 11:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
11:15 – 11:30 Fjala hyrëse

Fjalë përshëndetëse

Prezantimi i objektivave të projektit
11:30 – 12:00 Prezantimi i manualit

Manuali sqaron dilemat ligjore në lidhje me zbatimin e urdhrit në praktikë, si dhe mënyrën e veprimit në çdo situatë specifike.
12:00 – 13:45 Diskutimi

Diskutimi i sfidave specifike që lidhen me zbatimin e përdorimit të metodave alternative të dënimit

Konsiderimi i rolit të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në zbatimin e urdhrave për punë në interes publik

Pyetje dhe pergjigje

Përfundime dhe rekomandime
13:45 – 14:15 Koktej rasti
Do të sigurohet përkthimi serbisht/shqip/anglisht.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd