OJQ Aktiv hap një linjë telefonike të raportuar çdo lloj force të tepruar, trajtim brutal, keqtrajtim apo çdo sjellje tjetër të papërshtatshme të pjesëtarëve të forcës policore në veri të Kosovës.
Në këtë mënyrë duam të inkurajojmë qytetarët që të thyejnë heshtjen dhe të denoncojnë sjelljet e papërshtatshme të policisë.
“Qëllimi është që të regjistrohen rastet dhe të udhëzohen ata që kanë thirrur që t’i raportojnë rastet në Inspektoratin Policor të Kosovës për të hapur hetim zyrtar dhe për të kryer mbikëqyrje të drejtpërdrejtë në rastet e shumta që dihen por që nuk janë zyrtarisht raportuar në Inspektoratin Policor të Kosovës”, njofton OJQ Aktiv.
Numri i telefonit ku qytetarët mund të denoncojnë rastet është +381 (0) 64 310 6660.
Si të raportoni?
Në ditët e punës nga ora 08:00 – 16:00, një zyrtar i OJQ Aktiv do të jetë në dispozicion për të regjistruar detajet e denoncimit dhe për të ofruar informacionin e nevojshëm për mekanizmat e paraqitjes së rastit.
Pas orës 16 dhe gjatë fundjavës, linja telefonike do të jetë e hapur për marrjen e mesazheve SMS. Një zyrtar i OJQ Aktiv do t’ju kontaktojë ditën tjetër të punës për të verifikuar rastin dhe për të marrë më shumë detaje.
OJQ Aktiv njofton se në këtë mënyrë dëshiron të shërbejë si urë lidhëse mes qytetarëve të pakënaqur dhe autoriteteve kompetente policore.
“Në këtë mënyrë inkurajojmë qytetarët që të raportojnë incidentet nga pjesëtarët e Policisë Speciale të Kosovës. Në të njëjtën kohë, OJQ Aktiv në asnjë mënyrë nuk synon të zëvendësojë mandatin e institucioneve zyrtare, por përkundrazi të shërbejë në këtë vakum institucional si kontakt fillestar për qytetarët në përpjekje për të raportuar raste të tilla”, njofton OJQ.