Së bashku me Institutin e Filozofisë dhe Teorisë Shoqërore në Beograd dhe Lëvizjen Evropiane në Serbi, OJQ Aktiv prezantoi një uebfaqe të re të titulluar „Miqësia Serbo-Shqiptare” në eventin e mbajtur në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut të hënën, më 16 Maj.
Faqja e internetit u prezantua nga krijuesit e saj Aleksandar Pavlloviq dhe Fillip Llukiq. Alleksandar Pavlloviq, nga Instituti i Filozofisë dhe Teorisë Shoqërore, tha se faqja tregjuhëshe (serbe, shqipe, angleze) përmban një bazë të dhënash të gjerë në internet që ofron njohuri vizuale, tekstuale dhe dokumentare për marrëdhëniet serbo-shqiptare.
Pavlloviq tha se materiali përfshin pesëdhjetë libra për marrëdhëniet serbo-shqiptare, veçanërisht ato që kanë karakter afirmativ ose që përpiqen për pajtim, si dhe qindra botime nga të gjitha aspektet e marrëdhënieve serbo-shqiptare.
Faqja është një bibliotekë e vogël për marrëdhëniet serbo-shqiptare, nga artikujt e gazetave deri te punimet akademike, tha Pavlloviq, i cili është edhe autori i librit “Shqiptari i imagjinuar”. Pavlloviq vlerësoi se në një situatë ku mediat tentojnë ta portretizojnë Kosovën në një dritë kryesisht negative, uebfaqja u hap para disa vitesh me qëllim të mbledhjes së përmbajtjeve që do të prezantojnë miqësinë shqiptaro-serbe.
“Ne kemi mbledhur veprat e njerëzve që kanë shkruar në dekadat e fundit, dhe ata që formojnë tema ftuese, sepse duam të promovojmë ato zëra që kanë një konotacion pozitiv për marrëdhëniet serbo-shqiptare”, tha Pavlloviq.
Krahas promovimit të faqes, u mbajt edhe një panel diskutimi me temë “Jeta e përbashkët e serbëve dhe shqiptarëve përmes syve të aktivistëve dhe vëzhguesve vendas”, ku folen Miodrag Milliqeviq, drejtor i OJQ Aktiv, Nora Ahmetaj, themeluese e Qendrës për Hulumtime, Dokumentacioni dhe Publikimet dhe Bekim Blakaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë.
Panelistët theksuan se të dy palët jetojnë në dy narrativa të ndryshme dhe theksuan domosdoshmërinë që të gjithë aktorët shoqërorë, veçanërisht elitat politike, të nxisin një kulturë dialogu.
Sipas Milliqeviqit, faqja e re “Miqësia Serbo-Shqiptare” është një material cilësor që mund të përdoret veçanërisht sot në kohë jo premtuese për sa i përket dialogut të përgjithshëm. Është “një fije shprese në perceptimin e realitetit ekzistues”, tha ai. Ai shtoi se ana tjetër e Kosovës rrallëherë dëgjohet dhe shihet në opinion dhe në media.
“Kur shikon mediat, historitë pozitive nuk janë në qendër të vëmendjes, askush nuk i kushton vëmendje sepse temat diktojnë nevojën për të shitur përmbajtje. Nga ana tjetër, edhe historitë pozitive kalojnë pa u vënë re nga publiku i gjerë sepse në nivel të përditshëm ka një vërshim lajmesh të tjera, gjuhë urrejtjeje, kjo është paaftësia apo dështimi i elitave politike për të demonstruar politikën e kulturës së dialogut në hapësirën publike”, theksoi Milliqeviq.
Përfaqësues të shoqërisë civile vlerësuan se mes dy komuniteteve ekziston një jetë e përbashkët, por nuk diskutohet gjerësisht në media dhe publikun e gjerë, dhe se injoranca thellon distancën etnike.
Nora Ahmetaj deklaroi se mungojnë storien e përbashkëta dhe pozitive nga jeta e dy komuniteteve.
“Nuk shoh asnjë pikë të përbashkët apo storien që të mbulohet nga media, sepse jemi të helmuar nga debatet politike. Çështja është se sa vërtet jetojmë bashkë, nëse është realisht e vërtetë të ndajmë vlerat tona, nëse njohim mjaftueshëm njëri-tjetrin”, tha Ahmetaj.
Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Bljakaj, përshëndeti portalin e ri për marrëdhëniet serbo-shqiptare dhe theksoi se kjo është një përmbajtje e rëndësishme në kohën kur ka tensione në marrëdhëniet mes dy palëve.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që ata që janë të interesuar, veçanërisht të rinjtë, të kenë një burim informacioni për serbët dhe shqiptarët, veçanërisht për marrëdhëniet gjatë historisë”, tha Blakaj, duke shtuar se mediat ende kanë një rol që nuk është shumë pozitiv.
“Ne e dimë se çfarë roli kanë luajtur mediat në të kaluarën gjatë konflikteve dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, dhe për shkak të kësaj ato mund të jenë përgjegjëse pasi kontribuan në forcimin e paragjykimeve. Edhe sot, të dyja palët shihen ende nga një prizëm etnik, edhe pse ka media që po mundohen ta informojnë opinionin në mënyrën e duhur normale”, tha Blakaj.
Rreth faqes “Miqësia Serbo-Shqiptare”
Faqja e internetit është pjesë e projektit Avancimi i Miqësisë Serbo-Shqiptare, i implementuar nga OJQ Aktiv, në partneritet me Institutin për Filozofi dhe Teori Shoqërore nga Beogradi dhe Lëvizjen Evropiane në Serbi, me mbështetje nga Ambasada e Zvicrës në Prishtinë.
Ueb faqja “Miqësia Serbo-Shqiptare” është një bazë e pasur e të dhënash në internet që ofron njohuri tekstuale, vizuale dhe dokumentare mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare si dhe përmban materiale në serbisht, shqip dhe anglisht. Ueb faqja përmban:
- Rreth 50 tituj librash mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare, veçanërisht ato me një karakter afirmativ ose pajtues;
- Disa qindra artikuj individualë të shkruar nga rreth 50 autorë nga të gjitha fushat dhe aspektet e marrëdhënieve serbo-shqiptare;
- Një bazë të të dhënave me video që përmban intervista me rreth 15 intelektualë dhe aktivistë vendas të shquar serbë dhe shqiptarë, të cilët ofruan pikëpamjet e tyre për temat në lidhje me mundësitë e pajtimit historik, miqësisë dhe përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve;
- Një material voluminoz me rreth 500 lajme dhe shkrime në media që mbulojnë temën e dialogut serbo-shqiptar, të publikuar në gjuhën serbe dhe angleze në 5 vitet e fundit;
- Materiale të ndryshme arkivore, si dokumentarë të njohur dhe/ose shfaqje apo filma, figura publike që jetojnë në të dyja anët, lidhje me projekte të rëndësishme të përbashkëta dhe OSHC, e të ngjashme;
“Kjo ueb faqe ofron shumë shembuj miqësie, bashkëpunimi, kërkimesh të përbashkëta, intervista, materiale edukative mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare, dokumente dhe artikuj me interes të përbashkët dhe materiale të tjera të ngjashme të cilat synojmë t’i popullarizojmë dhe t’i bëjmë gjerësisht të qasshme”, theksuan nga OJQ Aktiv dhe Institutin për Filozofi dhe Teori Shoqërore nga Beogradi.