Rrjeti për Aktivizmin Qytetar, me mbështetjen e OJQ Aktiv, ka krijuar një manual online “Korrupsioni digjital – sfidat e kohës moderne – Udhëzues për OShC-të për luftën kundër korrupsionit digjital”.
Ky udhëzues është pjesë e Iniciativës më të gjerë për ndërtimin e shkathtësive digjitale për OShC-të nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë për të marrë pjesë në luftën kundër korrupsionit. Qëllimi i udhëzuesit është të ofrojë njohuri bazë për korrupsionin digjital dhe sfidat digjitale në luftën kundër korrupsionit, si dhe mjetet dhe burimet që do t’i mundësojnë organizatave të shoqërisë civile të përdorin teknologjitë digjitale në mënyrë më efikase në punën e tyre, veçanërisht në kontekstin e luftës kundër korrupsionit.
Iniciativa realizohet në kuadër të projektit “Përmirësimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunitetet me shumicë serbe”, të cilin e zbatojnë OJQ AKTIV dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC), në bashkëpunim dhe mbështetje të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, me mbështetje financiare nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (International Narcotics and Law Enforcement Affairs Bureau – INL).