KOMUNIKATË PËR SHTYP – Organizatat e shoqërisë civile dhe mediat

Organizatat e shoqërisë civile dhe mediat ashpër dënojnë sulmet e fundit ndaj mediave serbe dhe shqiptare me rastin e raportimit të tyre në veri të Kosovës. Sulmet ndaj gazetarëve paraqesin një kërcënim serioz ndaj lirisë së mediave dhe parimeve demokratike për të cilat përpiqemi si shoqëri.

Jemi thellësisht të shqetësuar për shtimin e sulmeve verbale dhe fizike ndaj gazetarëve që kryejnë punën e tyre në terren. Gazetaria e lirë është një shtyllë bazë e demokracisë dhe çelësi për ndërtimin e një shoqërie të hapur në të cilën respektohen të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Sulmet ndaj gazetarëve janë shkelje e drejtpërdrejtë e këtyre vlerave.

U bëjmë thirrje të gjithë akterëve relevantë, përfaqësuesve politikë lokalë, përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, që të ndërmarrin masa të menjëhershme për t’u mundësuar gazetarëve të kryejnë pa pengesa detyrat e tyre dhe të parandalojnë sulmet dhe kërcënimet e mëtejshme verbale dhe fizike. Kjo nënkupton sigurimin e mbrojtjes adekuate për gazetarët.

Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët, si dhe organizatat e shoqërisë civile, të mbështesin lirinë e medias dhe gazetarisë. Një shoqëri e informuar kërkon diversitet mendimi, liri të shprehjes dhe qasje në informacionin përkatës. Është e nevojshme të punojmë së bashku nëkrijimin e një mjedis ku gazetarët mund të bëjnë punën e tyre pa frikë nga ndonjë formë sulmi, presioni apo frikësimi.

Mbesim të përkushtuar në mbështetjen e gazetarëve në përpjekjet e tyre për të ofruar raportim objektiv, të paanshëm dhe të vërtetë. Do të vazhdojmë të luftojmë për lirinë e medias dhe fuqizimin e profesionit të gazetarisëpër ndërtimin e një shoqëri demokratike.

Nëshkruesit:

  1. Aktiv
  2. Avenija
  3. Centar za zastupanje demokratske kulture
  4. Centar za društvene incijative
  5. Centar za mir i toleranciju
  6. Forum za razvoj i multietničku saradnju
  7. Gračanica Online
  8. Humani centar Mitrovica
  9. Inter
  10. Nova društvena incijativa
  11. Produkcija New Press
  12. Omladinska parteška aktivnost
  13. Radio Goraždevac
  14. Radio KIM
  15. RTV Mir
  16. Sanja Sovrlić, gazetar N1
  17. Media centar Čaglavica
  18. Komunikacija za razvoj društva
  19. CRZ/KoSSev

 

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd