KOMUNIKATË PËR SHTYP – Organizatat e shoqërisë civile dhe mediat

Me rastin e thirrjes publike të publikuar së fundmi nga Zyra për Çështje të
Komuniteteve (Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për
projektet/programet e OJQ-ve për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të
komuniteteve jo-shumicë, Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e
të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve jo-shumicë në Kosovë si dhe OJQ-ve që
kontribuojnë në Aktivitetet Kulturore të cilat promovojnë kulturën, traditën, gjuhën,
trashëgiminë kulturore dhe identitetin e pjesëtarëve të komuniteteve) dhe vendimit
të komisionit lidhur me thirrjen në fjalë, theksojmë si në vijim:
– Zyra për Çështje të Komuniteteve me vendimin për ndarjen e mjeteve për
organizatat joqeveritare dhe media, të publikuar më 10 korrik në ueb faqen e Zyrës
së Kryeministrit, duke bërë diskriminim institucional dhe duke demonstruar jo-
transparencën si dhe injoruar obligimet e institucioneve për respektimin e të
drejtave të komuniteteve jo-shumicë, ka shkelur parakushtet procedurale dhe
administrative.
– Vejmë në pah zbatimin jo konsistent të ligjit, i cili dëmtoi organizatat nga
komunitetet jo-shumicë. Domethënë, në listën paraprake të publikuar në faqen e
Zyrës së Kryeministrit, shumica e organizatave vijnë nga radhët e komunitetit
shqiptar, edhe pse nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara në thirrje.
– Veçanërisht theksojmë se me listën e publikuar, Qeveria vazhdon të tregojë
tendencë për mosrespektim të ligjeve që rregullojnë respektimin e të drejtave të
komuniteteve jo-shumicë, e me këtë edhe të drejtave të qytetarëve të nacionalitetit
serb, dhe se ndaj qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave nga
radhët e komunitetit serb vazhdimisht zbaton qëndrim përjashtues.
– Dhe përderisa projektet e financuara nga buxheti, të shpallura nga Zyra për
Çështje të Komuniteteve, duhet, siç thuhet në “Thirrjen Publike – t’ju japin prioritet
organizatave joqeveritare/mediave jo vetëm që punojnë për komunitet por që kanë
bazë në komunitet”, është e qartë se kësaj radhe është bërë një lëshim, i cili ka
rezultuar me anashkalimin e komuniteteve jo-shumicë.
– Njëkohësisht tërheqim vëmendjen mbi komunikimin e dobët publik me qytetarët
nga komunitetet jo-shumicë, si dhe mungesën e përpjekjeve për t’i bërë thirrjet për
aplikime dhe rezultatet e thirrjes të dukshme dhe të qasshme për të gjithë.
– Gjithashtu në pikëpyetje është vënë edhe përbërja e anëtarëve të komisionit për
vlerësimin e projekteve.
Pas vendimit të fundit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve mbesin shumë pyetje të
hapura, por një gjë është e qartë – jemi dëshmitarë të shkeljes së ligjit dhe thellimit
të hendekut edhe ashtu të madh ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve
të nacionalitetit serb në Kosovë. Marrë parasysh sa më sipër, i bëjmë thirrje
Qeverisë së Kosovës që të anulojë rezultatet e kësaj thirrjeje dhe të hapë një thirrje
të re, duke demonstruar kështu aftësinë për të respektuar pa dallim ligjin dhe
qytetarët nga komunitetet jo-shumicë, të drejtat e të cilëve shpesh nuk
respektohen.

Nëshkruesit:
1. Aktiv
2. Centar za mir i toleranciju
3. Etno izvor
4. Humani centar Mitrovica
5. Komunikacija za razvoj društva – CSD
6. Medija centar
7. NEW PRESS produkcija
8. Nova društvena inicijativa – NSI
9. Omladinska parteška aktivnost
10. RTV KIM
11. Udruženje poslovnih žena „Avenija“

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd