Java e vullnetarizmit dhe solidaritetit – Më shumë se aksion

Ditët e kaluara është mbajtur “Festivali i Vullnetarëve në Mitrovicë”, i cili është përkrahur nga OJQ Aktiv. Gjatë pesë ditëve vullnetare u mbajtën aktivitete kushtuar punës vullnetare dhe solidaritetit. Dy ditët e para në mjedisin e Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicën jugore, vullnetarët u angazhuan në riparimin e kulmeve, lyerjen e mureve, copëtimin e drurit, deri në lyerjen dhe ndërtimin e rafteve për gota. Gjatë këtyre aktiviteteve, vëmendje e veçantë iu kushtua mësimit të gjuhës së shenjave për të arritur një komunikim sa më të mirë me përdoruesit e kësaj qendre. Gjatë ditës së tretë, vullnetarët zhvendosen në ambientet e Së Bashku, ku bashk me përdoruesit e qendrës për personat me vështirësi në zhvillim dhe lëvizje, morën pjesë në një orë gatimi, me momente të paharrueshme shoqërimi dhe argëtimi. Në ditën e katërt fokusi ishte te puna humanitare. Vullnetarët me përkushtim kanë bërë pako me ndihma humanitare, të cilat janë dorezuar 30 familjeve të cilat janë në gjendje të vështirë financiare në të dy anët e Ibrit. Në ditën e pestë u zhvillua debati me temën “Si të jesh vullnetar i mirë dhe të kujdesesh për veten”. Pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre të vlefshme dhe debati njëorësh ishte një burim informacioni i dobishëm për të gjithë të pranishmit. Aktiviteti u mbyll me një koncert të DJ Butrint dhe Band Zvad, i cili shënoi fundin e kësaj jave të paharrueshme vullnetare.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd