FESTIVALI I VERËS SI MUNDËSI E RE EKONOMIKE

OJQ AKTIV organizon festivalin e verës më 16 qershor 2022, në fshatin Hoçë të Madhe të komunës së Rahovecit.

Ne do të bashkojmë prodhuesit e verërave nga rajoni i Rahovecit dhe bizneset nga veriu i Kosovës, për t’u ofruar atyre mundësi për rrugë të reja eventuale të bashkëpunimit ekonomik.

Përfaqësues të kafeneve, restoranteve, tavernave dhe dyqaneve ushqimore nga komunat në veri të Kosovës, planifikojnë të marrin pjesë në këtë ngjarje dhe të vizitojnë prodhuesit e verërave nga Hoça e Madhe, të cilët do të ekspozojne produktet e tyre gjatë festivalit.

Ndërsa vera e prodhuar atje është gjithnjë e më e kërkuar, Hoça e Madhe mbetet e pazhvilluar, me shanse të kufizuara për të hyrë në tregjet e jashtme. Kjo ngjarje është projektuar për të trajtuar atë çështje dhe për të mbajtur një festival që mund të sjell dobi dhe në të vërtetë argëtimin për komunitetin.

Festivali do të mbahet jashtë në një zonë publike në Hoçë të Madhe. Nëse keni nevojë për transport nga veriu i Kosovës kontaktoni +381642140814.

Cili është programi? Shume i larmishëm!

Fillon në ora 16:00, dhe pas një fjalimi të shkurtër nga ana jonë, deri në orën 20:00 do të fillojnë festimet, degustimi i verërave dhe ushqimeve nga prodhuesit vendas, argëtim i lehtë (muzikor).

Të gjithë shpirtrat e mirë dhe sidomos adhuruesit e verës janë të mirëseardhur!

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd