Është mbajtur konferencë për transparencën e administratës lokale

Më 27 dhe 28 shtator, në Prishtinë u mbajt konferenca dyditore “Ndërtimi i Besimit, Forcimi i Komuniteteve: Konferenca mbi Transparencën e Qeverisjes Lokale”, ku përfaqësuesit e organeve qeveritare, organizatave të shoqërisë civile dhe mediat diskutuan për mundësitë e reagimit lokal ndaj korrupsionit.

Pjesëmarrësit e konferencës thanë se lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme për të gjitha komunitetet në Kosovë, se nevojitet transparencë më e madhe jo vetëm e institucioneve lokale por edhe qendrore, si dhe bashkëpunim më i mirë ndërinstitucional.

Në hapje të konferencës folën Tamra Greig, drejtoreshë e Zyrës Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit (INL) dhe Miodrag Milliqeviq, drejtor ekzekutiv i OJQ-së Aktiv, ndërsa pastaj janë vazhduar diskutimet në dy panele.

Në panelin e parë “Ndërlidhja e integritetit: Strategjitë për një Kosovë pa korrupsion”, Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, diskutuan rrugën drejt një Kosove pa korrupsion, strategji inovative dhe korniza bashkëpunimi, të cilat mund të shërbejnë si forcë unifikuese kundër korrupsionit.

“Çdo institucion ka detyrim ligjor për të mbrojtur integritetin e tij, përfshirë institucionet dhe shoqatat vendore. Synimi ynë që nga fillimi ka qenë që të kemi të njëjtin qëndrim ndaj qytetarëve dhe ndaj të gjitha institucioneve në Kosovë. Bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm, dhe vetë puna e Agjencisë i kontribuon transparencës”, tha drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Në panelin e dytë të titulluar “Qeverisja e pamaskuar: Ndriçimi i transparencës institucionale” folën Bezad Halilaj, Zëvendës Auditor i Përgjithshëm, Krenare Sogojeva Dërmaku, Komisionere për Informim dhe Privatësi dhe Muhedin Nushi, Këshilltar Politik në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Panelistët diskutuan rolin kritik që luan qeverisja transparente në ndërtimin e një demokracie të fortë dhe pjesëmarrëse.

Në ditën e dytë të konferencës u diskutuan zgjidhjet kreative dhe një përgjigje dixhitale ndaj transparencës. Paneli i tretë, i titulluar “Nxitja e ndryshmit përmes inovacionit: Eksplorimi i metodave kreative për aktivizmin qytetar dhe strategjitë e angazhimit”, u diskutuan ndërhyrjen përmes një kombinimi të inovacionit dhe angazhimit qytetar. U theksua se strategjitë krijuese dhe platformat dixhitale mund të jenë një katalizator për ndryshime transformuese. Në këtë panel folën Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike, Marigona Shabiu, drejtoreshë e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë dhe Allen Meta nga organizata D4D.

“Dekodimi i transparencës: Ridefinimi i narrativës antikorrupsion të Kosovës” ishte titulli i panelit të katërt gjatë të cilit u diskutua roli i mediave në nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies digjitale. U theksua se përmes platformave digjitale, mediat në Kosovë kanë fuqinë të ndriçojnë shumë çështje me rëndësi publike, duke kontribuar në kulturën e transparencës. Për këtë kanë diskutuar Labinot Leposhtica, nga BIRN, Ardiana Thaçi Mehmeti, gazetare e Klan Kosova, dhe Isak Vorguçiq, drejtor i Radio Kim nga Çagllavica.

 

Gazetarët treguan se përdorimi i teknologjive moderne, përfshirë rrjetet sociale, i ndihmon ata të hulumtojnë korrupsionin dhe veçanërisht nepotizmin. Me këtë rast, gazetarët theksuan se nuk mund të ketë luftë efikase dhe efektive kundër korrupsionit në një shoqëri pa media. Por ka probleme të shumta.

“Ju keni mediat që kërkojnë burime financimi ku do të mbështesin raportimin e pavarur dhe ku do të mbështesin gazetarinë investigative, tema si korrupsioni e të ngjashme. Dhe ju keni një media që ikën prej saj dhe ka burime financimi që janë afër qeverive. Kështu që nuk pres që ato media të merren me të dhe të përcjellin hulumtimet të ndërlikuara për financuesit e tyre”, tha drejtori i Kim Radio, Isak Vorguçiq.

Nga ana tjetër, ka shembuj kur gazetarët tentojnë të “shtyjnë” punën e prokurorisë. Labinot Leposhtica nga BIRN Kosova thotë se ka shembuj të raporteve të gazetarëve që kanë treguar për korrupsion, pas së cilës janë ngritur aktakuza.

“Zakonisht dërgojmë drejtpërdrejt në prokurorinë e shtetit ose ka një prokurori në secilin rajon dhe i kërkojmë llogari. Ata thonë se ne nuk mund t’i ndjekim mediat, nuk e kemi parë atë hulumtim, nuk e dimë, nuk jemi të njohur me të, dhe kur ua dërgojmë direkt nuk ka dalje”, tha Leposhtica.

Pjesëmarrësit e konferencës janë dakorduar për formimin e një grupi joformal që do të monitorojë zhvillimet në luftën kundër korrupsionit në komunitetet pakicë.

Gjatë konferencës jan prezantuar edhe shtimi i aplikacionit Aber për raportimin e korrupsionit në gjuhët e komuniteteve joshumicë, dhe analizat “Korrupsioni në jetën tonë të përditshme” si dhe “Transparenca në punën e vetëqeverisjes lokale të komunës së Shtërpcës”.

Kjo konferencë është pjesë e projektit “Forcimi i transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat serbe në Kosovë”, i cili po zbatohet me mbështetjen financiare të Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd