Përditshmëria e komunitetit boshnjak dhe natyra e zonës së Prizrenit janë temat që artisti Adon Pajaziti tregon në fotografitë e tij.
Fotoekspozita personale e artistit të ri Adon Pajaziti do të hapet më 24 shkurt në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, duke filluar nga ora 17:00.
Adon Pajaziti është një fotograf i ri premtues nga zona e Prizrenit, i cili është i përkushtuar për të fotografuar natyrën dhe jetën e komunitetit të tij boshnjak. Ekspozita e tij e fotografive, e cila do të hapet për publikun për tri ditë, paraqet natyrën e rajonit të Prizrenit, si dhe jetën e përditshme të boshnjakëve nga rajoni i Prizrenit dhe sigurisht që do t’ju frymëzojë të perceptoni diversitetin e shoqërisë sonë në një dritë tjetër.
Adoni është autor i filmit të shkurtër “Pasuria e natyrës”. Filmi është i shkurtër dhe është përkthyer në gjuhën boshnjake, shqipe, angleze dhe latine. Qëllimi kryesor i këtij filmi është të vërtetojë se sa e rëndësishme është natyra për ne dhe si duhet të ruajmë mjedisin, qëllimi i dytë është njohja me të gjitha llojet e shpendëve që jetojnë dhe migrojnë në zonën tonë dhe më gjerë.
Pas Mitrovicës së Veriut, ekspozita fotografike e Adon Pajazitit do të mbahet edhe në Prishtinë (Galeria Monet) më 28 shkurt, duke filluar nga ora 17:00 dhe do të zgjasë tri ditë.
Ky aktivitet mbështetet nga Bashkimi Evropian në Kosovë përmes projektit “Transformimi i perceptimeve konfliktuale përmes rritjes së angazhimit qytetar dhe komunitetit në Kosovë” i zbatuar nga OJQ AKTIV si anëtare e Koalicionit Kosovar për Pajtim (KCR).
SHËNIM: Të gjithë vizitorët duhet të posedojnë një certifikatë vaksinimi me të paktën 2 doza. Ky aktivitet do të zhvillohet në përputhje me “Doracakun për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe “Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19”.