Ekspozita individuale e fotografive të Adon Pajazitit për gjashtë ditët e fundit u prezantua në Mitrovicën e Veriut dhe Prishtinë. Vizitorët kanë mundur të shohin veprat e artistit të ri prizrenas, nga 24 deri më 27 shkurt në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, dhe nga 28 shkurt deri më 2 mars në Galerinë Monet në Prishtinë.
Ekspozita ishte një prezantim i natyrës së rajonit të Prizrenit, si dhe i jetës së përditshme të boshnjakëve, të cilat hedhin dritë mbi diversitetin social dhe bukurinë natyrore të pjesës jugore të Kosovës. Në të njëjtën kohë, dokumentari i shkurtër i Pajazitit “Pasuria e Natyrës” u shfaq në të dyja ngjarjet hyrëse me qëllim që të shpjegojë vizualisht nevojën urgjente për ruajtjen e mjedisit dhe për të njohur publikun me llojet e shpendëve që banojnë në Kosovë.
Pas ceremonitë e prezantimit, ekspozitat ishin të hapura për publikun.
Këto ngjarje ishin gjithashtu një mundësi për të promovuar punën dhe synimet e Koalicionit Kosovar të Pajtimit, si në mesin e vizitorëve ashtu edhe në mediat që raportuan për ngjarjen.
Ky aktivitet është mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë përmes projektit “Transformimi i perceptimeve të konfliktit përmes angazhimit të shtuar të qytetarëve dhe komuniteteve në Kosovë”, i zbatuar nga OJQ AKTIV, anëtare e Koalicionit më të gjerë të Pajtimit të Kosovës (KRC).
SHËNIM: Nga të gjithë vizitorët ishte kërkuar të paraqesin vërtetimin e vaksinimit me të paktën 2 doza dhe aktiviteti ishte zhvilluar në përputhje me Udhëzuesin për Mbrojtjen Kundër Covid-19, të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Projektligjin për Parandalimin dhe Kontrollin e pandemisë Covid-19.