Në kuadër të projektit Alved, komunës së Pejës iu dhuruan pajisje për shërbime përkthimi.
Sot ne i dhuruam pajisje komunës së Pejës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të administratës komunale për të ofruar shërbime në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, dhe në kuadër të projektit ALVED “Forcimi i zërave lokalë për zhvillim të barabartë”, i cili financohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Detajet e donacionit:
Pajisja përbëhet nga dy monitorë dhe 20 komplete kufjesh për Kuvendin e Komunës, si dhe dy laptopë, një printer desktop dhe dy tonerë për departamentin e përkthyesve komunal.