Më 9 nëntor 2023 në Beograd, është mbajtur mëngjesi i punës i përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile me anëtarë të bashkësisë diplomatike në Serbi, e organizuar nga Zyra e OJQ-së Aktiv në Beograd.
Në mëngjesin e punës morën pjesë Shkëlqesitë e tyre Ambasadorja e Gjermanisë Anke Konrad dhe Ambasadori i Francës Pierre Cochard, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Britanike Dominic Otway, Zëvendës Ambasadorja turke Pinar Senturk, si dhe përfaqësues të disa ambasadave të tjera perëndimore dhe misioneve ndërkombëtare.
Në këtë takim përfaqësues të OJQ-së Aktiv, Komitetit të Juristëve për të Drejtat e Njeriut, Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë, Lëvizjes Evropiane në Serbi dhe Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial inkurajuan një diskutim për perspektivën e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, veçanërisht në dritën e ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.
Takimi me diplomatët është një platformë unike për një diskutim të hapur dhe konstruktiv për çështje kritike që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë sfidat aktuale të sigurisë, pozitën e serbëve në Kosovë, normalizimin e marrëdhënieve dhe integrimin në BE.
Kjo ngjarje mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).