DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETI VURI NË PAH PROBLEMET E KOMUNITETIT SERB NË KOSOVË

Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e vitit 2021 mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë theksoj diskriminimin, incidentet dhe uzurpimin e pronës si disa nga problemet e komunitetit serb në Kosovë.

Departamenti amerikan i Shtetit rikujton raportin e publikuar nga OJQ Aktiv në qershor të vitit 2021, ku thuhet se “problemet si falsifikimi i dokumenteve, moszbatimi i vendimeve gjyqësore, dëmtimi i qëllimshëm ose shkatërrimi i plotë i pronës dhe uzurpimi i pronës i pengojnë disa serb të Kosovës të gëzojnë të drejtat e tyre pronësore”.

Raportin e detajuar mbi çështjet pronësore, i cili vë në pah cenimin e kësaj të drejte dhe rekomandimet konkrete për zgjidhjen e përhershme të problemit, mund ta 

Gjithashtu, Departamenti amerikan i Shtetit citoi të dhëna nga raporti ynë mbi incidentet, ku thuhet se në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 janë regjistruar 48 incidente kundër komunitetit serb dhe objekteve të KOS-it, që përfshijnë dëmtime, thyerje dhe vjedhje të pronës, sulme fizike dhe kërcënime, si dhe grafite fyese”.

Ky raport mbulon periudhën nga 1 janari deri më 30 qershor 2021, dhe paraqet incidentet e regjistruara gjatë monitorimit të gjendjes në komunitet nga Grupi qytetarësh për përgjigje të shpejt, i krijuar nga OJQ Aktiv që në fillim të pandemisë së koronavirusit. Një pasqyrë më të detajuar të incidenteve të sigurisë mund ta 

Në të njëjtën kohë, OJQ Aktiv rikujton raportin e fundit mbi gjendjen e sigurisë, i cili tregon se në periudhën nga viti 2020 deri në mars 2022 janë regjistruar mbi 180 incidente të ndryshme. Më shumë detaje mund të gjenden në vegëzën https://bit.ly/3vlAB8H.

Departamenti amerikan i Shtetit vuri në pah edhe deklaratën e Empirikës. “Në gusht 2021, Platforma Avokuese Epirika lëshoi një deklaratë duke kërkuar një hetim të plotë për rastet e pazgjidhura, veçanërisht për sulmet fizike ndaj serbëve të Kosovës” theksoi Departamenti amerikan i Shtetit në raportin e tij vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut, duke cituar një deklaratë nga Platforma Avokuese Empirika, e krijuar nga OJQ Aktiv në përbërje të organizatave joqeveritare dhe mediave eminente nge komuniteti serb.

OJQ Aktiv në të gjitha raportet e saj paralajmëron për gjendjen dhe problemet në komunitetin serb, ndërsa u bën thirrje institucioneve kompetente që të reagojnë dhe t’u përgjigjen shqetësimeve të komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë, me qëllim të përmirësimit të pozitës së tyre dhe pjesëmarrjes më aktive në jetën shoqërore-politike në Kosovë.

Raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mund ta gjeni në 

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd