Deklaratë e përbashkët për SJELLJEN NË MEDIAT ONLINE DHE RRJETET SOCIALE GJATË FUSHATËS PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2025

Parimet
Me qëllim të zbatimit të plotë të ligjeve dhe rregullave zgjedhore,
Me qëllim të sigurimit të zhvillimit të drejtë të fushatës zgjedhore, transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke respektuar standardet demokratike dhe etikën politike,
Me qëllim të respektimit të parimeve të mosdiskriminimit, informimit të drejtë dhe të saktë, si dhe mbrojtjes së privatësisë,
Me qëllim që votuesit të kenë qasje në informacione të sakta, të verifikuara dhe të paanshme gjatë gjithë procesit zgjedhor,
Me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dezinformimit, gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes negative në rrjetet sociale,
Me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve në proceset zgjedhore përmes angazhimit për standarde të larta etike dhe profesionale.
Ne zotohemi se:
Partitë Politike

Do të zbatojme ligjet zgjedhore, rregulloret, parimet dhe kodet e sjelljes për subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit/et e tyre.

Do të sigurojmë që reklamat dhe mesazhet e përçuara gjatë fushatës të mos kenë përmbajtje negative si gjuha e urrejtjes, lajmet e paverteta, keqinformimi, gjuha shpifëse, fyese dhe denigruese.

Do të përdorim kanalet zyrtare për të komunikuar, dhe do të përmbahemi nga përdorimi i gjuhës fyese dhe denigruese të llogarive të palëve të treta dhe atyre të pavërteta.

Do të publikojmë dhe bëjmë transparente shpenzimet e realizuara për reklamat me pagesë në mediat online dhe rrjetet sociale.

Do të bëjmë kritikë objektive dhe konstruktive kundrejt subjekteve të tjera politike, kandidatëve dhe mbështetësve të tyre.

Do të kontrollojmë faktet dhe do t’i kushtojmë kujdes të duhur të gjitha informatave te cilat shpërndahen gjatë fushatës politike.

Do të marrim përgjegjësi vetëm për kanalet zyrtare të subjektit politik dhe kandidatëve. të shmangim dhe të dënojmë çdo përdorim të gjuhës mizogjene apo diskriminuese, duke promovuar respekt dhe barazi në komunikimet dhe aktivitetet tona gjatë zgjedhjeve.
Media

Do të respektojmë Kodin Etik të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe ligjet në fuqi që ndërlidhen me mediat, zgjedhjet dhe fushën e informimit.

Do të raportojmë dhe vlerësojmë korrektësinë faktike të reklamave politike dhe do t’i nxisim kolegët të jenë të vetëdijshëm për mesazhet e reklamave politike.

Do të sigurojmë që reklamat, qëndrimet dhe mesazhet e përçuara gjatë fushatës të mos kenë përmbajtje negative si: gjuha e urrejtjes, lajmet e paverteta, keqinformimi, dhe gjuha shpifëse.

Do të bëjmë kritikë objektive dhe konstruktive kundrejt kandidatëve dhe ekipeve të fushatës, partive politike, dhe fushatave politike.

Do të kontrollojmë faktet dhe do t’u kushtojmë kujdes të duhur të gjitha informatave në fushatat politike.

Do të sigurojmë cilësi redaktoriale që informatat e pasakta, të pavërteta, shpifëse dhe dashakeqe të mos publikohen. të mos lejojmë përdorimin e gjuhës diskriminuese, përfshirë gjuhën mizogjene, dhe të promovojmë barazi gjinore në të gjitha raportimet dhe përmbajtjet mediatike gjatë zgjedhjeve.
Organizatat e Shoqërisë Civile

Do t’i monitorojmë rrjetet sociale përgjatë fushatës zgjedhore dhe do të ndërmarrim veprime, do të hartojmë raporte dhe të reagojmë sipas nevojës për të luftuar përmbajtjen negative si gjuha e urrejtjes, lajmet e paverteta, keqinformimi dhe gjuha shpifëse.

Do të kontrollojmë faktet dhe do t’i kushtojmë kujdes të duhur të gjitha informatave te cilat shpërndahen në rrjetet sociale.

Do të raportojmë dhe publikojmë rastet kur partitë politike, kandidatët/et ose mbështetësit e tyre ose palët e treta përdorin përmbajtje negative si formë reklamimi politik.

Do të monitorojmë dhe të denoncojmë përdorimin e gjuhës mizogjene apo diskriminuese, si dhe të promovojmë barazinë dhe respektin në diskursin publik gjatë zgjedhjeve.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd