Organizatat joqeveritare në kuadër të platformës Empirika dënojnë ashpër veprimet e policisë serbe gjatë ndalimit njëditor të Rada Trajkoviqit.

Gjegjësisht, policia serbe të premten ka ndaluar znj. Trajkoviq në vendkalimin e integruar të Merdares për disa orë gjatë hyrjes në Kosovë dhe po të njëjtën ditë kur po kthehej nga Kosova, për gati 24 orë. Kjo procedurë e policisë ka përfunduar me ndërhyrjen e ndihmës së parë mjekësore, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të znj. Trajkoviq.

“Është e papranueshme që, pa asnjë bazë ligjore, qytetarët e Serbisë të pengohen të lëvizin dhe të rrezikohet shëndeti i tyre, gjë që tregon një nivel jashtëzakonisht të ulët të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Serbisë”, Empirika konkludon.

 

Në nënshkrim:

OJQ AKTIV

Goraždevac Media Group

OJQ Emeg

OJQ Humani centar Mitrovica

Medija centar Čaglavica

RTV KIM

RTV Mir

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd