Bashkëbisedim për sfidat dhe të ardhmen e marrëdhënieve ndëretnike në rajonin e Mitrovicës

Diskutimi me titull “E ardhmja e marrëdhënieve ndëretnike në rajonin e Mitrovicës” u mbajt më 23 mars 2023 në Mitrovicën Veriore, organizuar nga OJQ AKTIV në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar për të ardhmen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë pas  krizës së fundit dhe takimit të liderëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti në Ohër.

Afërdita Syla, Drejtoreshë ekzekutive e CBM-së dhe Milica Andriq-Rakiq, analiste politike e Iniciativës së Re Sociale (NSI), folën në panel. Moderatore ishte gazetarja Anamarija Ivkoviq.

U diskutuan çështje të shumta që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në rajonin e Mitrovicës, me një rishikim dhe analizë të ngjarjeve të fundit të tensionit dhe ndikimin e tyre për nga nivela dhe shpeshtësinë e ndërveprimeve ndërmjet dy komuniteteve.

U konstatua se ende duhet të punohet në afrimin e dy komuniteteve, por se ka ende arsye për optimizëm.

Në diskutim morën pjesë aktivistë lokal dhe përfaqësues të institucioneve.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd