Agjencia Kundër Korrupsionit dhe OJQ Aktiv nënshkruan Marrëveshje për Bashkëpunim

Në kuadër të bashkëpunimit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) me organizatat joqeveritare, më 22 dhjetor në Prishtinë është nënshkruar Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet kësaj Agjencie dhe OJQ-së Aktiv.

Në prani të drejtoreshës së INL, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tamra Greig, marrëveshjen e nënshkruan drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, dhe drejtori ekzekutiv i OJQ-së Aktiv Miodrag Milliqeviq.

Pas miratimit të legjislacionit të ri i cili e forcoi mandatin e Agjencisë duke i dhënë kompetenca dhe detyra shtesë, përfshirë sanksionimin e drejtpërdrejtë të zyrtarëve dhe vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacion, Agjencia ka ndërmarr hapa për promovimin e mandatit të vet dhe rëndësisë së raportimit të korrupsionit.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim vetëdijesimin e publikut në lidhje me raportimin e korrupsionit  dhe ka për fokus raportimin e korrupsionit në formë elektronike përmes një aplikacioni mobil të veçantë i realizuar e në kuadër të projektit të Byrosë Ndërkombëtare  për Lëndë Narkotike dhe Zbatim të Ligjit (INL) “Rritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunat me shumicë Serbe në Kosovë”.

“Legjislacioni i ri qartëson mandatin parandalues të Agjencisë. Ndërsa Agjencia vazhdon ta konsideron shoqërinë civile si bashkëpunëtor të rëndësishëm në procesin e parandalimit të korrupsionit, e veçanërisht në hapësirat ku jetojnë komunitetet jo-shumicë”, tha drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj.

“Ky bashkëpunim dhe ky aplikacion mobil, do të shfrytëzohet jo vetë nga komuniteti serb në Kosovë por edhe nga komunitetet tjera. Besojmë që kjo zgjidhje elektronike do të ndihmoj me sukses komunikimin e qytetarëve me institucionet përgjegjëse për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit’’ tha drejtori i OJQ AKTIV, z. Miodrag Miliqeviq.

‘’INL e mbështet Kosovën në përpjekjet për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Besimi në institucione mund të rritet vetëm me bashkëpunim e sinqertë të institucioneve me qytetarë me shoqërinë civile’’ theksoi drejtoresha e INL, znj. Tamra Greig.

APK dhe AKTIV falënderuan angazhimin e vazhdueshëm amerikan në Kosovë për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd