Trendet, perceptimet dhe sfidat: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë – Analiza e Trendeve 2025

PUBLIKUAR NË: 

Facebook
Twitter
LinkedIn

DETAJET E NGJARJES

Hulumtimi “Analiza e Trendeve 2025: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë” ofron një pasqyrë të detajuar të ndryshimeve në opinionin publik të serbëve të Kosovës, duke përfshirë tema thelbësore për jetën e përditshme, si ndjenja e sigurisë, liria e shprehjes, besimi në aktorët politikë dhe institucionalë, si dhe mjedisi më i gjerë shoqëror në të cilin funksionon komuniteti.

Falë vazhdimësisë së hulumtimit që nga viti 2016, ky raport mundëson ndjekjen e trendeve afatgjata dhe ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse dhe analitike të qëndrimeve, nevojave dhe prioriteteve të komunitetit, duke shërbyer si bazë relevante për kuptimin e zhvillimeve bashkëkohore shoqërore dhe politike

Gjetjet e hulumtimit dhe implikimet e tyre do të prezantohen dhe komentohen nga:

  • Miodrag Miliqeviq, drejtor ekzekutiv i OJQ AKTIV
  • Jovana Radosavleviq, drejtoreshë ekzekutive e Nismës së Re Shoqërore (NSI)
  • Dragisha Mijaçiq, drejtor i Institutit për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER)

Përkthimi simultan (serbisht/shqip/anglisht) është i siguruar.

NGO AKTIV Mitrovica