Ju njoftojmë për konferencën, e cila do të mbahet më 9 mars, nga ora 11:00, në Prostor Miljenko Dereta, Dobraçinë 55, Beograd, ku do të publikojmë hulumtimin për pozitën e komunitetit serb në katër komuna në veri të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në jug të Serbisë.
Hulumtimi trajton pikëpamjet e qytetarëve për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës në jug të Serbisë dhe serbët në komunat Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku në veri të Kosovës.
Nëpërmjet pikëpamjeve të qytetarëve mësojmë se cilat janë sfidat e dy komuniteteve, si dhe rekomandimet për veprime të mëtejshme drejtuar autoriteteve lokale dhe qendrore, komunitetit ndërkombëtar, si dhe mediave dhe shoqërisë civile. Fushat e mëposhtme janë të mbuluara:
- Integrimi, pjesëmarrja dhe komunikimi i qytetarëve me autoritetet lokale dhe qendrore
- Liria e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (dokumentet e identifikimit dhe targat)
- Përdorimi i gjuhës
- Perspektiva për të rinjtë.
Hulumtimi është realizuar si pjesë e projektit të implementuar nga Qendra për Demokraci dhe Arsim – Lugina në Bujanoc dhe OJQ AKTIV në Mitrovicën e Veriut.
Agjenda:
10:30 – 11:00 Arrdhja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve
11:00 – 11:30 Prezantimi i hulumtimit
Miodrag Milliqeviq, Drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv
Agon Islami, Koordinator e Qendrës për Demokraci dhe Edukim – Lugina nga
Bujanoci
11:30 – 12:00 Diskutimi
Prej 12:00 Koktej rasti
Do të sigurohet përkthimi serbisht/anglisht.