PREZANTIMI I “UDHËZUESIT PËR VERIFIKIMIN BAZË TË INFORMACIONIT MEDIATIK”

PUBLIKUAR NË: 

Facebook
Twitter
LinkedIn

DETAJET E NGJARJES

OJQ Aktiv me kënaqësinë njofton prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatik”. Udhërrëfyesi, i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës, do të prezantohet më 7 tetor në ora 11:00, në Qendrën e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut.

Ky publikim është pjesë e projektit “Luftimi i dezinformatave dhe rikthimi i besimit të qytetarëve në media”, i mbështetur nga NDI dhe USAID.

Rreth Udhëzuesit: Sa më shumë të jemi të pranishëm në sferën dixhitale, si për lajme, ashtu edhe për përmbajtje të tjera (promovime, influencers, stil jete, etj.), aq më shumë dixhitalizimi formon realitetin tonë. Sot, qytetarët mund t’i qasen përmbajtjeve dhe burimeve më shpejt dhe më lehtë, dhe ata mund të jenë pjesëmarrës aktivë nga marrja e përmbajtjeve deri te mundësia e krijimit të përmbajtjeve dixhitale, lajmet dhe informacionet. Por prania jonë më e madhe në internet sjell gjithashtu një rrezik më të madh të përhapjes së shpejtë të dezinformatave, sepse grabitqarët e informacionit fshihen në dinamika të tilla të jetës dixhitale. Prandaj, ne kemi botuar një Udhëzues që dëshiron të përshkruajë mënyrat se si publiku mund të luftojë dezinformimin, i cili është i bollshëm në mediat tradicionale dhe të reja, dhe pothuajse të gjitha platformat e komunikimit dixhital. Qëllimi është të vihen në dukje përkufizimet e konceptit të çrregullimit të informacionit, ngjashmëritë dhe dallimet e këtyre çrregullimeve dhe të paraqitet lufta kundër tyre në mënyrë më të kuptueshme.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri të enjten, 6 tetor 2022. në ora 16.00, përmes adresës elektronike: info@ngoaktiv.org

Ju mirëpresim!

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd