PREZANTIMI I RAPORTIT: E DREJTA E PRONËSISË NDËRMJET GJENDJES FAKTIKE DHE MBROJTJES GJYQËSORE

PUBLIKUAR NË: 

Facebook
Twitter
LinkedIn

DETAJET E NGJARJES

OJQ Aktiv ju fton në prezantimin e raportit me titull “Të drejtat pronësore ndërmjet gjendjes faktike dhe mbrojtjes gjyqësore – parashkrimi fitues dhe formalizimi i kontratave joformale në Kosovë”, i cili do të mbahet më 26 maj 2026, duke filluar nga ora 10:30, në hapësirat e Qendrës për Energji Qytetare (CEC) në Mitrovicën e Veriut.

Raporti trajton një nga sfidat kryesore të sistemit juridik në Kosovë – fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë në rrethana të qarkullimit shumëvjeçar joformal të paluajtshmërive dhe evidencës së paplotë në regjistrat publikë. Fokus i veçantë i kushtohet raportit ndërmjet gjendjes faktike në terren dhe mekanizmave formalë juridikë për mbrojtjen e së drejtës së pronësisë, si dhe pasojave që këto rrethana kanë mbi sigurinë juridike të qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës.

Analiza shqyrton dy mekanizma paralele të pranishme në sistemin juridik të Kosovës: institutin klasik të parashkrimit fitues, që realizohet përmes procedurës gjyqësore, dhe modelin administrativ të formalizimit të kontratave joformale, i cili është vendosur me qëllim të zgjidhjes së marrëdhënieve të trashëguara pronësore-juridike.

Përmes një analize krahasuese të praktikës gjyqësore dhe procedurave administrative, autorët e raportit shqyrtojnë avantazhet, kufizimet dhe nivelin e mbrojtjes juridike që të dy modelet u ofrojnë qytetarëve, me fokus të veçantë në raportin ndërmjet efikasitetit të procedurave dhe sigurisë juridike.

Ngjarja do të mbledhë ekspertë juridikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare, ndërsa pas prezantimit të raportit do të organizohet edhe një diskutim i hapur mbi implikimet praktike dhe juridike të mekanizmave të rinj për formalizimin e marrëdhënieve pronësore-juridike në Kosovë.

AGJENDA

10:30 – 10:40
Regjistrimi i pjesëmarrësve dhe hapja e ngjarjes

10:40 – 10:50
Fjala hyrëse
• Ivan Mitiq, moderator, OJQ Aktiv

10:50 – 11:20
Prezantimi i raportit
• Predrag Milkoviq dhe Jellena Kragoviq, autorë të raportit

Temat:
• Gjetjet kryesore të analizës
• Parashkrimi fitues dhe formalizimi i kontratave joformale
• Siguria juridike dhe sfidat në praktikë
• Aspektet institucionale dhe procedurale

11:20 – 11:50
Diskutim i hapur
• Pyetje dhe komente nga pjesëmarrësit
• Diskutim mbi implikimet praktike dhe juridike të mekanizmave të rinj të formalizimit

11:50 – 12:00
Fjalët përmbyllëse

Përkthimi serbisht/shqip/anglisht është i siguruar.

Hartimi i publikimit dhe organizimi i ngjarjes janë mbështetur nga UNMIK.

OJQ Aktiv përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

                                                        SDC

NGO AKTIV Mitrovica