OJQ Aktiv dhe AMPEK (Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës) organizojnë “Mëngjes me gazetarët” me temën e Ligjit për të Huajt dhe raportimit mediatik. Ngjarja do të mbahet nesër (23 prill) në orën 11:00 në Prishtinë.
Qëllimi i këtij takimi është që, në një atmosferë joformale dhe të hapur, të nxisim diskutimin mbi mënyrën se si mediat raportojnë për zbatimin e Ligjit për të Huajt, si dhe për sfidat me të cilat përballen gazetarët gjatë trajtimit të kësaj teme. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet qasjes në informacion, interpretimeve të ndryshme të ligjit, si dhe komunikimit me institucionet përgjegjëse.
Gjatë diskutimit do të shqyrtohen narrativat dominante mediatike në gjuhën shqipe dhe serbe, me fokus të veçantë në mënyrën se si mediat në gjuhën serbe raportojnë për temat që prekin kryesisht komunitetin shqiptar – dhe anasjelltas.
Në pjesën e dytë të ngjarjes është planifikuar një diskutim i përbashkët mbi mundësitë për përmirësimin e cilësisë dhe saktësisë së raportimit, si dhe mbi rolin e mediave në nxitjen e dialogut konstruktiv shoqëror.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë gazetarë dhe redaktorë të mediave në gjuhën shqipe dhe serbe.
Takimi organizohet nga OJQ Aktiv dhe Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës, me mbështetjen e National Endowment for Democracy.