AMPEK dhe OJQ Aktiv organizojnë më 12 nëntor, në Prishtinë, një mëngjes me gazetarë, kushtuar sfidave të punës së përditshme gazetareske, qasjes në kohë në informacion dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve dhe redaksive nga veriu dhe jugu i Kosovës.
Takimi do të mbahet në lokalin “Boho”, përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, nga ora 11:00 deri në orën 12:30, në formën e një diskutimi joformal dhe shkëmbimi të përvojave.
Gjatë diskutimit, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet disponueshmërisë së burimeve dhe bashkëbiseduesve relevantë, qarkullimit në kohë të informacionit, si dhe pengesave me të cilat përballen gazetarët gjatë raportimit për ngjarjet në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Një nga temat do të jetë edhe mundësia e krijimit të lidhjeve më të mira ndërmjet gazetarëve dhe redaksive, përfshirë krijimin e një rrjeti joformal për shkëmbimin e kontakteve dhe informacionit, si dhe verifikimin e fakteve.
Pjesëmarrësit do të diskutojnë gjithashtu për komunikimin gjatë situatave të krizave dhe rrethanave të ndjeshme nga aspekti i sigurisë, me theks të veçantë në qasjen në informacione të besueshme, bashkëpunimin e gazetarëve në terren dhe parandalimin e përhapjes së pretendimeve të pakonfirmuara.