MBROJTJA E DIVERSITETIT GJUHËSOR
Data: 29 shtator 2025
Vendi: Hotel Mercure Prishtina City, Prishtinë
OJQ Aktiv, në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, ka kënaqësinë t’ju ftojë në prezantimin e dy raporteve mbi të drejtat gjuhësore në Kosovë, të organizuara në kuadër të projektit “Nxitja e kohezionit shoqëror përmes fuqizimit të të drejtave të pakicave kombëtare dhe përdorimit të gjuhëve”, të zbatuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Raportet që do të prezantohen janë:
- Raporti i OJQ Aktiv dhe Radio KIM: “Humbur në përkthim: Një shtet, dy gjuhë, të drejta të pabarabarta“
- Raporti i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë: “Sfidat në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, me fokus në nivelin lokal
Përveç përfaqësuesve të OJQ Aktiv, Radio KIM dhe Këshillit të Evropës, ngjarja do të mbledhë aktorë të rëndësishëm nga institucionet, shoqëria civile, media dhe komuniteti ndërkombëtar.
Pjesëmarrësit përfshijnë përfaqësues të Qeverisë, Zyrës së Komisionerit për Gjuhët, Këshillit Konsultativ për Komunitete, Institucionit të Avokatit të Popullit, platformës së shoqërisë civile Empirika, mediave, si dhe organizatave dhe institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Qëllimi i ngjarjes është të nxisë një diskutim gjithëpërfshirës dhe ekspert mbi sfidat kryesore dhe rekomandimet në fushën e të drejtave gjuhësore në Kosovë. Ky tubim synon të kontribuojë në dialogun publik, të identifikojë problemet ekzistuese dhe të propozojë zgjidhje konkrete për përparimin e të drejtave gjuhësore.
AGJENDA
11:00 – 11:15 Fjalët hyrëse
- Miodrag Miliqeviq, Drejtor Ekzekutiv, OJQ Aktiv
- Mary Ann Hennessey, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë
11:15 – 11:30 Prezantimi i raportit
- Zoran Saviq, OJQ Aktiv
- Goran Avramoviq, Radio KIM
11:30 – 11:45 Prezantimi i raportit të Këshillit të Evropës “Sfidat në zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, me fokus në nivelin lokal
11:45 – 12:15 Paneli
Habit Hajredini, Drejtor, Zyra për Qeverisje të Mirë, Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Dr. Srgjan Sentiq, Zëvendës Avokati i Popullit
Dr. Mattia Zeba, studiues i lartë, Eurac Research, Instituti për të Drejtat e Pakicave
Moderator: Miodrag Miliqeviq, Drejtor Ekzekutiv, OJQ Aktiv
12:15 – 12:45 Diskutim
Do të sigurohet përkthimi në gjuhën serbe, shqipe dhe angleze.