“ANALIZA E TRENDEVE 2023: QËNDRIMET E KOMUNITETIT SERB NË KOSOVË” “VLERËSIMI I STATUSIT TË TË DREJTAVE TË KOMUNITETEVE JOSHUMICË NË KOSOVË”

PUBLIKUAR NË: 

Facebook
Twitter
LinkedIn

DETAJET E NGJARJES

Me kënaqësi ju ftojmë në konferencën ku do të prezantojmë dy publikime vjetore për pozitën e komuniteteve në Kosovë, sfidat dhe perspektivat.
Në publikimin “Analiza e trendeve 2023: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë”, të cilin e botojmë disa vite me radhë, monitorojmë ndryshimet në opinionin publik në komunitetin serb të Kosovës. Ky hulumtim ofron të dhëna dhe analiza gjithëpërfshirëse të perceptimit të serbëve të Kosovës, duke synuar të plotësojë njohuritë për nevojat dhe prioritetet e komunitetit serb, por edhe të përcjellë disa nga shqetësimet dhe pakënaqësitë kryesore.
Në publikimin “Vlerësimi i statusit të të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë” paraqesim sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet joshumicë. Është analizuar pozicioni i tyre dhe ndryshimet që kanë pasur ndikim të rëndësishëm në drejtimin dhe natyrën e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve joshumicë dhe qeverisë në nivel qendror. Në këtë hulumtim, ne ofrojmë gjithashtu një mënyrë për të zgjidhur këto pyetje.
AGJENDA
13:00 – 13:10 Arrdhja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve 13:10 – 13:30 Prezantimi i publikimeve
Miodrag Milliqeviq, Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së AKTIV
Doc. Dr. Stefan Surlliq, Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd 13:30 – 14:15 Diskutimi
Goran Avramoviq, Kryeredaktor i RTV Kim
Darko Dimitrijeviq, Kryeredaktor i Radio Gorazhdevcit
Në konferencë përkthimi në/nga serbisht, shqip dhe anglisht do të sigurohet

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd