Mbështetje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës

PUBLIKUAR NË: 

Facebook
Twitter
LinkedIn

DETAJET E NGJARJES

OJQ AKTIV, në bashkëpunim me OJQ ACDC, ka kënaqësinë t’ju ftojë në prezantimin e raportit, me titull “Mbështetje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës“, të mbështetur nga UNMIK-u.

Ngjarja do të mbahet më datën 14 qershor 2023 në hotelin Sirius.

Mbështetje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës

Ky raport është rezultat i hulumtimit dhe ka të bëjë me qasjen në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajoni e Mitrovicës, dhe fokusohet në aplikimin e sanksioneve alternative, veçanarisht punës në komunitet.

Pas anketës së realizuar dhe seminarit të mbajtur nga OJQ Aktiv, sipas përgjigjeve të të të anketuarve është konstatuar se dënimi për punë në komunitet nuk shqiptohet edhe aq shpesh por ekzistojnë kushte për aplikim më të shpeshtë të këtij dënimi, marrë parasysh se një numër i madh i të anketuarve besojnë se edhe me këtë dënim, qëllimi i dënimitnë shumë raste do të përmbushet.

Gjithashtu, me shqyrtimin e legjislacionit bashkëkohor penal arrihet në përfundim se ekziston një tendencë në rritje për aplikimin e formave alternative të dënimit përmes të cilave në mënyrë adekuate mund të arrihet qëllimi i dënimit, i cili është në përputhje me qasjen bashkëkohore qëvë theksin në risocializim, e jo në ndëshkim të kryesve të veprave penale.

Njohuritë, përvoja dhe ekspertiza juaj në fushën e dënimeve alternative dhe aplikimi i tyre do të kontribuojnë ndjeshëm në suksesin e ngjarjes. Prania juaj do të pasurojë gjithashtu diskutimet dhe debatet që do zhvillohen.

Në rast të ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni.

 

Me respekt, OJQ AKTIV

 

Mbështetje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës

 

14 qershor 2023, Hotel Sirius, Prishtinë

 

Agjenda:

 

  • 12:45 – 13:00 Mbërritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

 

  • 13:00 – 13:15 Fjala hyrëse- Miodrag Milliqeviq (Drejtor ekzekutiv i OJQ AKTIV)

 

  • 13:15 – 13:35 Prezantimi i gjetjeve kyçe – Predrag Milkoviq – avokat

 

  • 13:35 – 14:05 Diskutim paneli

 

  • 14:05 – 14:30 Pyetje nga audiencat

 

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd