TAKIM ME GAZETARË: GAZETARIA E PËRGJEGJSHME DHE SOLIDARITETI NË MBROJTJE TË INTERESIT PUBLIK

Diskutimi me temën “Gazetaria e përgjegjshme dhe solidariteti në mbrojtje të interesit publik”, organizuar nga OJQ Aktiv dhe AMPEK, u mbajt më 24 nëntor 2025 në Prishtinë. Ngjarja mblodhi gazetarë, redaktorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile me synim forcimin e solidaritetit profesional dhe shqyrtimin e mekanizmave për mbrojtjen e gazetarëve nga presionet, dezinformatat dhe fushatat e diskreditimit.

U theksua se liritë mediale dhe raportimi i përgjegjshëm janë thelbësore për ruajtjen e proceseve demokratike, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet komunitetit mediatik dhe shoqërisë civile është kyç në luftimin e përmbajtjeve joprofesionale dhe manipuluese që dëmtojnë interesin publik.

Pjesëmarrësit diskutuan për sfidat e gazetarisë së përgjegjshme, standardet profesionale dhe rolin e politikave redaktuese në ruajtjen e besimit të qytetarëve në media. U nënvizua nevoja për mbështetje më të fortë institucionale dhe kolegiale për gazetarët që përballen me kërcënime dhe presione.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të Këshillit të Mediave të Shkruara, kodeve etike dhe mekanizmave të ankesave, me përfundimin se është e domosdoshme zbatimi më konsekuent dhe forcimi i këtyre mekanizmave.

U trajtua edhe rëndësia e solidaritetit ndërmjet gazetarëve dhe shoqërisë civile si një nga mekanizmat kryesorë për mbrojtjen e profesionit. U theksuan shembuj të bashkëpunimit të suksesshëm që kanë kontribuar në zbardhjen e dezinformatave, mbrojtjen e individëve nga fushatat e stigmatizimit dhe forcimin e standardeve profesionale.

Në pjesën e diskutimit për mbështetjen publike dhe institucionale, u theksua nevoja për reagime më të shpejta nga shoqatat mediatike dhe institucionet përkatëse, si dhe për investime më të mëdha në edukimin medial të qytetarëve.

Ngjarja u përmbyll me miratimin e një seti të shkurtër rekomandimesh për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, forcimin e standardeve profesionale dhe sigurimin e një ambienti të sigurt për punën e gazetarëve.

Ky takim përfaqëson një nga iniciativat e shumta që NVO Aktiv organizon vazhdimisht në Prishtinë dhe Beograd për të forcuar dialogun, shkëmbimin e informacionit dhe besimin ndërmjet komunitetit të gazetarëve dhe sektorit civil. Gjatë viteve të kaluara, janë mbajtur takime të shumta joformale, përfshirë brifingje me gazetarë nga redaksitë e Beogradit dhe media në gjuhën serbe dhe shqipe në Kosovë. Me këto aktivitete, OJQ Aktiv promovon gazetari të përgjegjshme, dialog të hapur dhe angazhim të përbashkët për interesin publik.

NGO AKTIV Mitrovica