Karavani Multietnik për Paqe dhe Bashkëjetesë

Në kuadër të iniciativës “Karavani Multietnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, sot patëm nderin të takohemi me Hirësinë e Tij, Peshkopin Teodosije të Rashkës-Prizrenit. Në takimin e mbajtur në manastirin e Graçanicës, Peshkopi Teodosije vlerësoi përpjekjet tona, duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative për kultivimin e një shoqërie multietnike në Kosovë dhe ofroi mbështetjen e tij të plotë.
Ne patëm një bisedë konstruktive për çështjet kryesore të marrëdhënieve ndëretnike dhe dialogut ndërfetar në Kosovë. Me këtë rast, i dorëzuam ‘Letrat e Dëshirave dhe Pritjeve’ të shkruara nga pjesëmarrësit e Karavanit.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd