Reagim

Forumi për Integritetin e Informacionit[1] shpreh shqetësime të thella pas votimit në Kuvendin e

Kosovës të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media. Qeveria e Kosovës e miratoi ligjin me një

kuorum minimal në mes të bojkotit të opozitës. Partia në pushtet shpërfilli shqetësimet dhe

rekomandimet e mediave dhe shoqërisë civile, Bashkimit Evropian në Kosovë, Këshillit të Evropës,

Ambasadës Gjermane, UNMIK-ut dhe OSBE-së, si dhe raportin e ekspertëve të Këshillit të Evropës

që tregon për mungesën e harmonizimit të ligjit me standardet evropiane.

Ky vendim paraqet një sulm ndaj lirisë së mediave, duke dëmtuar potencialisht rangimin e Kosovës

në indeksin e lirisë së mediave. Forumi i Integritetit të Informacionit kërkon përdorimin e të gjitha

masave ligjore dhe kushtetuese për të penguar zbatimin e ligjit.

Anëtarët nënshkrues:

  1. Ardita Zejnullahu, Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK)

2.Bardhi Bakija, Sbunker

  1. Dren Gërguri, Ligjërues
  2. Flutura Kusari, Aktiviste
  3. Imer Mushkolaj, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK)
  4. Miodrag Milićević, NGO Aktiv
  5. Naile Dema, Gazetare
  6. Shkelzen Osmani, Action for Democratic Society (ADS)
  7. Xhemajl Rexha, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)
  8. Gentiana Begolli, Gazetare
  9. Albert Krasniqi, Democracy Plus
  10. Saranda Ramaj, Gazetare
  11. Florent Spahija, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK)
  12. Rezarta Delibashzade Krasniqi, Demokraci për Zhvillim D4D

[1] Forumi për Integritetin e Informacionit u themelua si një mekanizëm joformal me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) përmes

Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në dhjetor 2021, për të lehtësuar dialogun e brendshëm midis aktorëve

kyç për zgjidhjet e mundshme për problemet e ambientit medial dhe të informacionit në Kosovë. Publikimet dhe reagimet e Forumit për

Integritetin e Informacionit, nuk reflektojnë me doemos pikëpamjet dhe pozicionet e NDI-së dhe USAID-it.
.

.

.

.

.

.

.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd