Pesë organizata të shoqërisë civile nga veriu i Kosovës, Nisma e Re Sociale (NSI), Qendra për Veprime Pozitive Shoqërore (CASA), Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER), OJQ Aktiv dhe Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike (ACDC), kanë publikuar një raport të titulluar “Etnizimi i Policisë së Kosovës: Rrënimi i themeleve të Ahtisaarit të një institucioni qytetar dhe multietnik”.

Raporti thekson një tendencë shqetësuese midis anëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët, përmes rrjeteve sociale, veçanërisht TikTok-ut, promovojnë etnonacionalizmin shqiptar. Sjellja e tillë minon parimet themelore të Kushtetutës së Kosovës dhe kuadrin ligjor që përcakton institucionet e sigurisë si multietnike dhe qytetare.

Gjetjet kryesore të raportit përfshijnë:

Institucione si Inspektorati Policor i Kosovës dhe misionet ndërkombëtare, përfshirë EULEX-in, nuk kanë reaguar në mënyrë adekuate ndaj këtyre dukurive gjatë tre viteve të fundit, duke e përkeqësuar më tej problemin.

Raporti bën thirrje për veprim të menjëhershëm për të ndalur erozionin e karakterit qytetar dhe multietnik të Policisë së Kosovës dhe për të mbrojtur parimet mbi të cilat bazohen institucionet e Kosovës.

“Në shoqëritë (pas-)konfliktuale të ndara thellë, sjellja kontroverse etnonacionaliste nga anëtarët e institucioneve të grupit shumicë, veçanërisht nga anëtarët e aparatit të sigurisë, ushtrisë dhe policisë, perceptohet si e papërshtatshme, provokuese dhe kërcënuese nga komunitetet e pakicave,” deklaruan organizatat e shoqërisë civile.

NGO AKTIV Mitrovica

NGO AKTIV Priština

NGO AKTIV Beograd